Bota

Merkel, gjermanëve: Më shumë mirëkuptim për refugjatët

Kancelarjau ka thënë gjermanëve se do të ishte mirë që të takojnë personalisht dhe të njihen me njerëz të tillë, të ikur nga dhuna në vendet e tyre të cilët kanë kërkuar mbrojtje në Gjermani.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Gjerman për Hulumtime Ekonomike (DIW) 57 për qind të gjermanëve konsiderojnë se Gjermania, për shkak të migracionit po bëhet vend më i keq për të jetuar në të.

Në këto kushte, kancelarja Merkel ka hedhur poshtë një propozim të nënkancelarit dhe kryetarit të SPD-së, Sigmar Gabriel për krijimin e një pakoje sociale për gjermanët me gjendje të keqe materiale.

Merkel në një intervistë dhënë revistës “Bunte” ka treguar mirëkuptim për bashkëkombësit e saj të cilët janë pa punë ose kanë të ardhura të ulëta. Mirëpo ajo megjithatë u është drejtuar atyre me kërkesën që të kuptojnë vështirësitë e refugjatëve. Merkel u ka thënë gjermanëve se do të ishte mirë që të takojnë personalisht dhe të njihen me njerëz të tillë, të ikur nga dhuna në vendet e tyre të cilët kanë kërkuar mbrojtje në Gjermani.