CH-Ballkani

Merkel dhe Seehofer ende në mosmarrëveshje për emigracionin

Migracioni temë e mosmarrëveshjes mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Hosrt Seehofer kishte ‘kërcënuar’ se  do të jepte dorëheqje pas mosmarrëveshjeve me kancelaren gjermane Angela Merkel në lidhje me politikat e kësaj të fundit të emigracionit, shkruan Albinfo.ch.

Ministri Seehofer ka thënë se duhet të kthehen pas të gjithë emigrantët të cilët fillimisht kanë kërkuar azil në vendet tjera të Bashkimit Evropian para se të mbërrijnë në Gjermani, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Albinfo.ch.

Kancelarja Merkel po i përmbahet marrëveshjes gjithëpërfshirëse të Bashkimit Europian sa i takon temës së emigracionit.

Por rreziku i gjithë kësaj ngjarje qëndron se Seehofer mund ti jap fund aleancës së CSU-së me Kristian demokratët e CDU-së.

Në këtë rast, kancelarja Merkel do të mbetej pa shumicën parlamentare.

Qëndrimin e Merkel sa i takon emigracionit e përkrahin demokratët socialistë që poashtu janë pjesë e koalicionit.

Sipas disa sondazheve në rast të zgjedhjeve të reja, SPD-ja nuk do të përfitonte nga konflikti midis CDU-së dhe CSU-së mbi emigracionin.