Bota
Merkel bën thirrje kundër tregtisë skllavërore me refugjatët
Në kuadër të samitit BE-Unioni Afrikan kancelarja Angela Merkel u takua në Abixhan me presidentin e Bregut të Fildishtë Alassane Ouattara
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në kuadër të samitit BE-Afrikë u shpreh e indinjuar mbi tregtinë skllavërore me refugjatët në Libi dhe bën thirrje për një luftë energjike kundër migracionit ilegal, shkruan deutsche welle.
Njoftimet për shitjen e refugjatëve si skllevër në Libi “i kanë indinjuar afrikanët me të drejtë ashtu si edhe mua”, tha kancelarja Angela Merkel në Abixhan, vendi ku zhvillohet samiti mes BE-së dhe Unionit Afrikan në Bregun e Fildishtë. Kjo temë ka një rëndësi të madhe emocionale për afrikanët. “Si rrjedhojë ekzsiton një interes i përbashkët për t’i dhënë fund migracionit ilegal.” Duhet të gjenden rruge legale për afrikanët, që të marrin një kualifikim në Europë apo të studiojnë, theksoi më tej kancelarja. Duhet të parandalohet, që njerëzit “të trajtohen në mënyrë të tmerrshme nëpër kampe në Libi e madje edhe të shiten”, shtoi Merkel.
BE-ja dhe Unioni Afrikan kanë nisur samitin dyditor në abixhan. Tema të takimit nën moton “Të investojmë tek rinia – për një të ardhme të qendrueshme” janë forcimi i ekonomisë afrikane, kriza e refugjatëve dhe lufta kundër terrorizmit. Në samit marrin pjesë mbi 5000 pjesëmarrës nga 55 vende afrikane dhe 28 shtetet e BE-së.
Në rend të ditës janë vendosur edhe raportimet për tregti skllavërore me refugjatët në Libi. Televizioni i SHBA-së, CNN, në mes të nëntorit publikoi një video, që tregon se si bëhet angand me migrantët me blerësit afrikano-veriorë.
Duke marrë shkas nga takimi në Abixhan qeveria gjermane i shtoi ndihmat financiare për brezin e ri në kontinentin afrikan. Iniciativa në vijim për formimin profesional të të rinjve në vendet afrikane është shtuar me një mbështetje financiare prej 30 milionë eurosh, deklaroi ministri i Zhvillimit Gerd Müller në Berlin. Ministria e tij kësisoj kontribuon sivjet me gjithsej 150 milionë euro për formimin profesional në vendet afrikane. Gjermania është, sipas tij, donatori më i madh për mbështetejen e arsimit profesional në Afrikë. “Vetëm nëse qeveritë afrikane kujdesen më shumë për të rinjtë, ne do të mund t’ua shpërbëjmë bazën e ekzistencës kontrabandistëve të qenieve njerëzore “, tha ministri kristiandemokrat.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind