Kosova

Mërgimtari i bën përmendore Albin Kurtit, nesër e përuron

Mërgimtari nga Podujeva Sabahudin Uka, me nofkën “Polaku”, ka përgatitur një përmendore për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka njoftuar se atë do ta zbulojë më 14 shkurt në fshatin Peran të Podujevës.

“Albin Kurti, shpresa e fundit”, thuhet poshtë përmendores që ka përgatitur Sabahudin Uka për Kurtin, përcjell albinfo.ch.

Insajderi raporton se ka biseduar me familjarë të mërgimtarit, të cilët bënë me dije se kostoja totale e përmendores është 50 mijë euro.

Familjarët kanë bërë të ditur se përmendorja s’është përgatitur nga vetë Uka, mirëpo që ai ka paguar skulptorë nga Kosova për një gjë të tillë.

Sipas tyre, përmendorja ka pasur të zbulohet më 28 nëntor, mirëpo është shtyrë meqë me atë datë të vitit që shkoi u ngrit përmendorja në Podujevë.