Lajme

Mërgimtarja shqiptare, notare e suksesshme me aftësi të kufizuara

Notarja shqiptare me aftësi të kufizuara që ushtron aktivitetin e saj sportiv në Milano

Pavarësisht situatës dhe shëndetit, mërgimtarja shqiptare, Arjola Trimi është notarja me aftësi të kufizuara e cila jeton dhe ushtron aktivitetin e saj sportiv në Milano të Italisë, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ajo ka përfunduar studimet e larta për ekonomi në universitetin “Milano-Bicocca” dhe zhvilloi pasionin për notin, pasi ndoqi seancat e hidroterapisë si pjesë e rehabilitimit të saj.

Ndërkohë, në vitin 2018, ajo është vlerësuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian për “Merita Atletike”.

Së fundmi Arjola është vlerësuar me çmimin “Ambrogino d’oro 2021” nga Bashkia e Milanos. /Albinfo.ch

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe pishinë