Integrimi
Mërgimtarja që ende paguan për fondin “Vendlindja Thërret”
Në vazhdim: Rrëfimi për filmin dokumentar të Ben Apollonit për diasporën shqiptare; për mërgimtaren që vazhdin të paguajë për fondin e luftës etj.
Ben Apolloni, skenarist dhe regjisor i ri, që ka lënë gjurmë edhe në arenën ndërkombëtare, nuk mund të qëndrojë më indiferent ndaj kësaj anomalie të shoqërisë shqiptare. “Ka dy-tri vjet që më provokon kjo përplasje”, thotë ai. Në një kohë të vështirë për Kosovën, shqiptarët e diasporës na u kanë gjetur neve që jetojmë në Kosovë. Kurse sot kur kthehen, ne nuk u jemi mirënjohës. “Kjo më shqetëson e më dhemb mua si artist, andaj edhe nuk dua më të qëndroj indiferent”.
Si i tillë që është, ai di për çfarë flet, fundja, këtë e ka dëshmuar me skenarët për filma të shkurtër, si: “Tuneli”, “Republika”, “Turpi”, “Vajza”, “Identiteti”, “Kati i pestë”, “Viza”, ndërkohë që ka marrë shumë shpërblime për regji dhe skenarë më të mirë, ndër të tjera Beni ka magjistruar me filmin KATI V, i cili është shpërblyer si filmi më i mirë në Festivalin “Nine Eleven” 2012.
Apolloni është i vetëdijshëm që tema të kësaj natyre nuk janë të lehta. Por, thotë ai, kanë forcën të depërtojnë në shpirtin e njerëzve, në psikologjinë e një kombi. Kjo, shton ai, më nxit për të punuar.
Momentalisht thotë se është në kërkim të personazheve që do ta ilustronin këtë problematikë.
Dokumentarin do ta nisë me një shoqatë të nderuar, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga zviceranët, tregon ai.
Shoqata ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe gjatë viteve të 90-ta.
“Kjo shoqatë organizonte demonstratat. Ka themeluar, të them kushtimisht, fondin “Vendlindja Thërret”, ka ndihmuar njerëzit”. Ka qenë mbështetëse e madhe e luftës që ka bërë UÇK-ja në Kosovë. Shumë njerëz prej kësaj shoqate kanë udhëhequr luftën e Kosovës. Disa prej tyre tash udhëheqin institucionet atje, vazhdon e na flet Beni për bindjet e tija të fituara për diasporën shqiptare gjatë qëndrimit në Zvicër.
“Diaspora shqiptare ka ndarë bukën e gojës për të na ndihmuar, ata kanë ende borxhe, kredi që kanë marrë për fondet për ta mbështetur luftën çlirimtare”. Kurse tani kur vijnë në Kosovë janë në njëfarë mënyre të huaj, thotë Beni i habitur, që këta mërgimtarë kanë mbetur për fat të keq njerëz pa atdhe. Mëmëdheu në njëfarë mënyre i ka harruar bijtë e vet.
Kjo është ideja e dokumentarit në vija të trasha, na thotë Beni. I cili qartëson se nuk dëshiron të bëjë një dokumentar ku shqiptarët do të dilnin “ne jemi vëllezër, ne jemi më të bukurit, ne jemi më të mirët e më të bardhët”.
Mua më pëlqen t’i trajtoj të metat më shumë se të mirat, shprehet ai, sepse vetëm duke i diagnostikuar problemet mund t’i shërojmë. Sepse nëse themi se ne jemi krejt heronj, ne jemi krejt gjeni, kjo nuk është e vërtetë, vetëm ia bëjmë qejfin vetes, ndërkohë që nuk bëjmë asgjë.
Megjithatë, brenda këtyre heroizmave diçka të vërtetë ka, ndonëse jo në numër të madh. Rasti i një gruaje, e cila sot pas më tepër se 14 vjetësh vazhdon të shlyejë ende borxhet që i ka marrë për t’i dalë në ndihmë luftës për liri të Kosovës. Ajo i paguan bankës këstet mujore për të hollat të cilat i ka dhuruar ndihmë fondit “Vendlindja Thërret”.
Beni e pranon se pa ndihmën e diasporës, një lumë i gjatë familjesh në Kosovë vështirë se do të mbijetonin e do të ishin ku janë sot. Andaj edhe kontributi i gruas që dëshiron të mbetet anonim e shumë të tjerëve është i madh. Ka dhe shumë të tjerë që për lirinë e vendin kanë dalë mbi mundësitë e veta reale. (Vijon)
Bekim Dalipi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës