Kosova
Mërgimtari u aksidentua nga shoferi i një zëvendës ministri, MPJ e shkarkon nga pozita
Një mërgimtar nga Zvicra ka raportuar në polici se është aksidentuar me një veturë zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme e shkarkon shoferin.
Një raportim në KALLXO.com për njërin nga shoferët e zëvendës ministrave të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka bërë që të përfundoj me shkarkim.
L. M. një mërgimtar, i cili jeton në Zvicër ka raportuar në KALLXO.com se Bajram Curri, njëri nga shoferët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ditën e shtunë të javës së kaluar e ka shkaktuar një aksident me dëme materiale me veturë zyrtare, para qendrës “Milenium” në Ferizaj.
KALLXO.com mëson se Bajram Curri është shofer i zëvendës ministres, Rejhan Vuniqi.
Mërgimtari nga Zvicra L. M. për KALLXO.com ka rrëfyer se si kishte ndodhur ngjarja.
“Kam ardh në ditën e premten, të shtunën në magjistralen Prishtinë- Hani i Elezit në qendrën e lojërave për fëmijë Milenium e kam qu vajzën dhe djalin e mixhës të vogël së bashku me vëllain, jemi parku, tu dal prej veturës e kam dëgju që dikush ma preku kerrin”, ka thënë ai.
Ai tregoi se vetura e cila e kishte aksidentuar ishte veturë zyrtare.
“I thash zotnisë po e thirrim policinë, e aj ma ktheu që ‘po i thirrem policinë, po ty mundet me të dalë problem pasi që unë jam shofer i zëvendës ministrit’. Më tha që unë ta paguaj dëmin, kalofsh mirë t`i pasi ke ardh në Kosovë në pushim”, shtoi ai.
Ai tregon se për shkak të kërkesës së Currit e kishin lënë që dëmet e shkaktuara të paguheshin nga Bajram Curri, shofer i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“E patëm lanë qashtu edhe ai nuk më është lajmëruar ma hiç. Jam detyru me lajmëru rastin në polici pasi jam menduar, sepse unë kam qejf me shku me ligj gjithçka”, tha ai.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me këtë rast.
Në përgjigje MPJ tregon se për rastin është njoftuar vetëm pasi i ka pranuar pyetjet nga KALLXO.com
“Ministria e Punëve të Jashtme vetëm tani po njoftohet në lidhje me rastin, të cilit ju iu keni referuar. Ne, presim raportin zyrtar – përfundimtar nga Policia e Kosovës dhe nëse gjenden shkelje eventuale Ministria do të shqyrtojë këtë raport dhe do të ndërmerr masat në pajtim me Ligjin”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së, drejtuar KALLXO.com.
Pas kësaj përgjigjeje, KALLXO.com merr vesh se Bajram Curri ishte shoferi zëvendësministres së MPJ-së Rejhan Vuniqi dhe se i njëjti është shkarkuar.
“E nderuar, vetëm desha t’ju njoftojë me një informacion shtesë në lidhje me komunikimin e mëhershëm se vozitësi është shkarkuar”, ka thënë zyrtari për media në MPJ, Sami Kastrati për KALLXO.com.
KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me Bajram Currin, shoferin tashmë të shkarkuar nga puna në MPJ, mirëpo kontakti me te ka qenë i paarritshëm.
KALLXO.com ka kontaktuar me Nënkolonelin e Rajoni të Policisë së Ferizajt, Basri Shabani i cili tha se rasti është pranuar në polici.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën