Lajme

Mërgimtari shqiptar, i apasionuar pas punimeve nga druri të shqiponjës dykrenare

Ai shquhet edhe për humanizëm, duke mësuar dhe kujdesur për fëmijët autik.

Bëhet e ditur se i riu shqiptar, Vesel Shkëlzeni, jeton dhe punon prej disa vjetësh në Itali, transmeton albinfo.ch.

Në fakt, ai shquhet për humanizëm, duke mësuar dhe kujdesur për fëmijët autikë.

Por, ai është bërë i njohur për shkak të pasionit të tij. Veseli është një artist i punimeve në dru, veçanërisht i simbolit kombëtar, shqiponjës dykrenare.

Shkëlzeni tregon nga i ka lindur ky talent dhe si u bënë të njohura punët e tij.

“Pasi mora një shtëpi të re, doja sipër oxhakut të vendosja diçka, meqenëse jam patriot, vendosa të krijoj shqiponjën dhe një foto e publikova në Facebook”, shprehet ai.