Kosova
Mërgimtari rrahet nga policia e Kosovës, ia thyejnë tre brinj
Mërgimtarit që kishte ardhur për pushime në vendlindje, mosndalimi në semaforin e kuq i kushtoi shumë nga Polica e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ai mbrëmë ka përfunduar në spital me tre brinj të thyer nga zyrtarët policorë.
Krejt kjo, për shkak se nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit dhe nuk u ishte bindur urdhrave të policëve.
Ndonëse policia gjatë ditës tha se qytetari kishte pësuar vetëm “gërvishtje në fytyrë”, nga Spitali i Gjakovës u bë e ditur se ai ishte rrahur shumë rëndë nga policët dhe deri tani është konfirmuar se i janë thyer së paku tre brinjë.
Qytetari në fjalë është B.B, rreth 60-vjeçar, i cili punon dhe vepron në Holandë.
Ai është ende i shtrirë në spital dhe ka lëndime të tjera të rënda trupore.
Pas këtij rasti, shtatë zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna, për shkak të dyshimit se kanë keqtrajtuar një qytetar në Gjakovë, i cili nga keqtrajtimi dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i janë thyer tre brinjë.
Mirëpo në orët e mbrëmjes dje, pas një pune hetimore të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe Inspektoratit Policor, është vërtetuar ekzistimi i dyshimit të bazuar se tre zyrtarët kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe si rezultat i këtij hetimi, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, IPK ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje këta zyrtarë policorë:
Adrian Lukaj
Betim Hasi
Edison Kelmendi
E sot, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar shtatë zyrtarë policorë, tre prej të cilëve edhe janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndaluar tre zyrtarë policorë në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin ku një personi i janë thyer brinjtë nga policët.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se rasti ka ndodhur më 04 shkurt 2021, në orët e hershme të mëngjesit, ku viktima së pari është ndaluar nga zyrtarët policorë për kundërvajtje në trafik, më pas dyshohet që është keqtrajtuar dhe nga përdorimi i forcës fizike nga ana e tyre, i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për momentin gjendet për tretman mjekësor.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar tre zyrtarë policorë, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “ Lëndim i rëndë trupor”.
Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 04 shkurt 2021, në orët e hershme të mëngjesit, ku viktima së pari është ndaluar nga zyrtarët policorë për kundërvajtje në trafik, më pas dyshohet që është keqtrajtuar, dhe nga përdorimi i forcës fizike nga ana e tyre, i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore dhe për momentin gjendet për tretman mjekësorë.
Prokurori kujdestarë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka qenë në konsultim edhe me Inspektoratin Policorë të Kosovës, me rekomandimin e të cilëve janë suspenduar shtatë zyrtarët policorë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë ditës do të bëj kërkesën për paraburgim, në Gjykatën kompetente, për tre zyrtarët policorë të cilët gjenden në ndalim dhe do të vazhdojë hetimet edhe për katër policët tjerë të cilët janë të dyshuar për rastin në fjalë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër