Lajme

Mërgimtari nga Zvicra organizon udhëtimin me autobus për të votuar në Kosovë

Mërgimtarët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të shkuar dhe votuar në Kosovë

Afaristi nga Zvicra, Qahil Emini, ka marrë të gjitha shpenzimet për të organizuar një autobus për të votuar në Kosovë.

Ai është nga Vitia ndërsa udhëtimit nga Zvicra për Kosovë u janë bashkangjitur shokë dhe miq nga e tërë Kosova, shkruan albinfo.ch.

Qahil Emini ka marrë këtë iniciativë me arsyetimin se nuk beson në institucionet që organizojnë zgjedhjet në Kosovë.

“Vota jonë mund të keqpërdoret, shumë nga bashkëkombasit nga Zvicra me gjithë përpjekjet për tu regjistruar për të votuar me postë nuk figurojnë në listën zgjedhore. Vota jonë nuk mund të zbrapset. Ne kemi lënë të gjitha punët këtu, familjet tona për të votuar në vendin tonë, vetëm e vetëm për ndryshime”.

Ai ka ndihmuar në shumë raste vendlindjen dhe është i lumtur që shkon për të votuar dhe luftuar korrupsionin.