E-Diaspora

Mërgimtari nga Zvicra ndihmon shkollën e vendlindjes së tij

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë në forma në ndryshme në Kosovë, duke mos harruar asnjëherë vendlindjen e tyre.

Shembulli i fundit është i mërgimtarit nga Zvicra, Rrezart Hoti, i cili ka dhuruar 23 tavolina pune në shkollën e vendlindjes së tij në Ratkoc, shkruan albinfo.ch.

“Arti i Art, është nipi i bacit Xhemë Hoti, njëri ndër ish-nxënësit e parë të shkollës sonë “Dëshmorët”, i cili ka dhënë një kontribut në librin monografik “Historiku i shkollës 4 Dëshmorët”. Model që duhet të ndiqet nga të gjithë ata që kanë mundësi! Me moton: “Molla pikë ndër mollë”, Pëllumbi lind pëllumba””, njofton njëri nga mësuesit e kësaj shkolle, Shani Hoti.

Ky është vetëm një shembull që mërgimtarët japin ndihma në Kosovë, derisa arsimi është pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë.