Zhvillim
Mërgimtari nga Zvicra ka hapur ranç në Kërçovë
Mërgimtari nga Kërçova ka kurorëzuar ëndrrën e tij me hapjen e një rançi të parë modern që gjendet 7 km larg qytetit në rrugën për në Prilep, njoftojnë mediat lokale, përcjell albinfo.ch.
Enver Alimi për 35 vjet ka punuar në Zvicër, ndërsa dashurinë për kuajt e ka fituar në këtë vend alpin, ku punën e parë e kishte bërë në një ranç kuajsh.
Pas punës së vazhdueshme pesëvjeçare në ranç, aq shumë është dashuruar në kuajt që edhe vetë ka ëndërruar të ketë një ranç në vendin e lindjes. Këtyre ditëve Alimi e realizoi dëshirën e kamotshme, duke e ndërtuar “Nora Ranç”
Ai së pari ka blerë 20 hektarë tokë, në të cilën ka ndërtuar një objekt hotelier dhe një stallë moderne për kuajt dhe lopët.
Përveç restorantit, mysafirët mund të kënaqen me pasionin e kalërimit.
Mërgimtari bleu gjashtë kuaj të klasit të parë nga Zvicra, dhe së shpejti në stallën e tij do të sjellë edhe dy kuaj të racës fisnike.
Alimi gjithashtu bleu edhe rreth 100 lopë qumështore, të racës holandeze, dhe po punon për të kultivuar edhe dhitë alpine.
Mërgimtari nga Kërçova bëri të ditur për mediat në Shkup se me hapjen e fermës do të krijojë edhe shumë vende pune.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











