Maqedonia

Mërgimtari nga Zvicra financon asfaltimin e rrugëve në një komunë të Shkupit

Pas përfundimit të asfaltimit në rrugës 11 në Haraçinë, e financuar nga biznesmeni Fadil Ferati nga Haraçina, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot përsëri banorët e Haraçinës filluan edhe një rruge tjetër në këtë fshat, gjithashtu të financuar nga mërgimtari nga Zvicra.

Në një letër të një grupi të qytetarëve thuhet se “ky mobilizim i çuditshëm ndodh sepse kryetarja e kësaj komune, Milikije Halimi, nuk është e gatshme për të përmbushur premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore dhe nuk i ka plotësuar kërkesat e banorëve të fshatit Haraçinë për rregullimin e infrastrukturës rrugore».

Sipas tyre, “këto projekte janë edhe një mesazh për kryetaren e Komunës, Milikije Halimi, e cila është e autorizuar dhe është e detyruar për të realizuar këto projekte, e  jo banorët”, thuhet më tutje në letër, shkruajnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.

Kryetarja e kësaj komune vjen nga LSDM-ja, parti kjo e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.