Zhvillim

Mërgimtari nga Suedia pajis shkollën e fshatit të tij me inventar

Një mërgimtar nga Suedia, Agron Berisha solli donacion inventarin për shkollën e fshatit Dejnë, disa laptop e pajisje të tjera në vlerë prej 10 mijë eurove. Kjo u mirëprit nga nxënësit e drejtuesit e shkollë, ka njoftuar ‘Klan Kosova’. Edhe pse ai nuk mund të ishte vetë prezentë, atë e ka përfaqësuar vëllai. Drejtori i shkollës, por edhe nxënësit e mësimdhënësit kanë falënderuar Berishën për ndihmën e tij.