Lajme

Mërgimtari nga Suedia dhuron një autoambulancë në këtë spital të Kosovës

Mërgimtari nga Suedia dhuroi një autoambulancë, në shërbim të qytetarëve që kanë nevojë

Shaban Krasniqi, bashkatdhetar shqiptar nga Suedia, i ka dhuruar një autoambulancë spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, transmeton albinfo.ch.

Ky donacion u dha në prani të kryetarit të Komunës, drejtorit të Mirëqenies dhe Shëndetësisë, si dhe menaxhmentit të spitalit. Vlen të theksohet se mërgimtari Krasniqi i ka dorëzuar këtë donacion të mbuluar financiarisht nga ai spitalit të Vushtrrisë.

Padyshim se një gjest i tillë nga mërgimtarët tanë, siç është rasti i Krasniqit, është i mirëseardhur për vendlindje, ndihmë kjo në të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë.

Lidhur me këtë ndihmë, edhe kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka falënderuar mërgimtarin për ndihmën e dhënë në qytetin të cilin ai e udhëheq.

“Bashkatdhetari ynë, Shaban Krasniqi, nga Suedia, i ka dhuruar sot një autoambulancë spitalit të Vushtrrisë. Bashkë me Dr. Bujarin, drejtoreshën Shatri e stafin e spitalit falënderuam bashkëvendasin tonë për ndihmën e ofruar. Është hera e dytë brenda këtij viti që Shabani sjell këso donacionesh tepër të domosdoshme për shëndetin e qytetarëve të Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri. /Albinfo.ch

May be an image of 8 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of ambiente të jashtme

May be an image of 6 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of 1 person dhe standing

May be an image of duke qëndruar dhe ambiente të jashtme