Kosova

Mërgimtari me përvojë 13-vjeçare në DHL të Gjermanisë, anëtar i Bordit të Postës

Rama është kuadro nga diaspora, punoi në DHL, Gjermani, tash e 13 vjet

Është bërë e ditur se njëri ndër anëtarët e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës, të cilët u emëruan sot nga Qeveria e Kosovës është edhe Genc Rama, përcjell albinfo.ch.

Theksohet se Rama është kuadro nga diaspora, që përfundoi shkollimin në vitin 2008 dhe u angazhua në DHL në Gjermani ku punon tash e 13 vjet.

Thuhet se ardhja e tij në Bordin e Postës së Kosovës do të sjellë përvojën ndërkombëtare si dhe praktika bashkëkohore të postës digjitale dhe rritje të eficiencës.

Në 7 vjetët e fundit në pozitat menaxheriale, sot Genc Rama udhëheq departamentin me 1.5 miliard qarkullim në Deautche Post DHL dhe rangohet në top 300 manaxherët e kësaj organizate.

Emërimi i tij në Bordin e Postës nuk është angazhimi i parë në Kosovë, pasi në vitin 2015 Genc Rama punoi se bashku me bashkëpunëtorët e tij që Kosova të identifikohet si një vend atraktiv për investimin e industrisë së Costumer Support, ku si rezultat DHL investoi në tregun kosovar përmes kompanisë subkontraktore IQTOLINK-Webhelp që sot rezulton me +1000 punëtorë. /Albinfo.ch