Kosova
Mërgimtarët s’kanë nevojë për testin PCR
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka treguar se kush duhet të karantinohet për 7 ditë
Mërgimtarët që kanë mësyrë Kosovën dhe kanë vendbanim, nuk do t’i nënshtrohen testit PCR për koronavirus me rastin e hyrjes në vend, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, të dielën duke shtuar se testi negativ PCR u kërkohet vetëm njerëzve që s’kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë.
Qytetarët e Kosovës që vijnë në Kosovë, nuk do t’i nënshtrohen as karantinimit apo izolimit 14-ditor. Karantinimi vlen vetëm për ata që s’kanë vendbanim në Kosovë dhe që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë. Ata duhet të vetizolohen për shtatë ditë.
“Qytetarët të cilët nuk kanë vendbanim në Kosovë me rastin e hyrjes në Kosovë, e kanë testin e bërë në vendin prej nga vijnë, ndërsa ata që nuk e kanë këtë vetizolohen për shtatë ditë si masë kujdesi dhe në rast se manifestojnë shenja të pranisë së virusit, e kanë mundësinë që, sipas indikacioneve mjekësore të testohen në institucione publike, sikurse çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në një njoftim për media, përcjell albinfo.ch.
Këtë fundjavë Kosova ka nisur të mbushet me bashkatdhetarët që duan të kalojnë festat e fundvitit në Kosovë.
Vetëm të shtunë, vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës, kanë ardhur rreth 10 mijë bashkatdhetarë.
Shumë të tjerë kanë shfrytëzuar rrugët tokësore. Ata po presin dhjetëra orë nëpër kufij në rrugën drejt Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane