Zhvillim
Mërgimtarët sjellin 605 milionë euro në Kosovë
Gjatë vitit të kaluar të hyrat nga diaspora kanë arritur në 605 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë se në vitin 2011
Dërgesat e mërgimtarëve vazhdojnë ta mbajnë stabil gjendjen sociale në Kosovë. Edhe pse ishte parashikuar se remitencat do të ulen për shkak të krizën në eurozonë, statistikat e fundit demantojnë deklaratat. Gjatë vitit të kaluar më shumë se 605 milionë € kanë arritur nga diaspora në Kosovë.
Shumë që është regjistruar si të hyra të mërgimtarëve, kalon për 20 milionë euro më shumë se në vitin 2011.
Ekspertët e ekonomisë thonë për “zëri” se dërgesat e emigrantëve shkojnë kryesisht në konsum, ndërsa shumë pak prej tyre janë të orientuara në projekte zhvillimore.
Sipas një raporti të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), dërgesat e emigrantëve më të larta kishin qenë në vitin 2008, duke arritur kështu në rreth 609 milionë euro dhe që nga ajo kohë vazhdimisht kanë shënuar rënie.
Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë se me dërgesat e emigrantëve mbulohet konsumi, me ç’rast këto mjete shkojnë jashtë vendit, pasi që deficiti tregtar i vendit arrin në rreth 2 miliardë euro. Ai sqaron se me këto mjete, Kosova e siguron një qetësi sociale.
“Ende kemi një shfrytëzim tejet të ulët të këtyre mjeteve në iniciativa biznesore, përkatësisht në rreth 10 për qind, ndërsa pjesa tjetër shkon në konsum”, ka pohuar Sadiku, sipas të cilit, diaspora vazhdon të mos investojë në Kosovë, pasi që investimet e tyre janë të kushtëzuara me përmirësimin e mjedisit biznesor në vend.
Në anën tjetër, Kujtim Dobruna nga Iniciativa Ekonomike për Kosovën(ECIKS) me seli në Vjenë të Austrisë, pranon se sfidë vazhdon të mbetet orientimi i remitencave drejt kanaleve më të qëndrueshme, sesa konsumi.
Sipas tij, askush nuk mund të detyrojë diasporën që mjetet të dedikohen për investime e jo për konsum. Megjithatë, sipas tij, ka hapësirë për krijimin e një serie skemash e mekanizmash nxitës publiko-privat për të ofruar mbështetje financiare, administrative, këshilluese e teknike për ata pjesëtarë të diasporës.
”Fakti se pjesa dërmuese e diasporës Kosovare jeton në vende që janë prekur fare pak nga kriza, mund të jetë vendimtar për këtë rritje. Por, kjo njëkohësisht dëshmon edhe përkushtimin e diasporës për atdheun”, ka pohuar ai.
Ndryshe, BQK muaj më parë kishte raportuar se dërgesat e emigrantëve deri në shtator 2012 kishin arritur në 436.7 milionë euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2011 kanë qenë për 2 për qind më të larta.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih