Maqedonia

Mërgimtarët shqiptarë, shpëtimtarët e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor ( Human Development Index) resurse posedon shteti i Maqedonisë dhe ku qëndron tani, , përcjell albinfo.ch.

Referuar raportit Global të zhvillimit njerëzor të publikuar në vitin 2004, Maqedonia gjendet e renditur në vendin e 60 në botë, nga gjithsej 177 shtete, me IZHNJ prej 0.793, ose me nivel mesatar të zhvillimit njerëzor.

Vetëm në Zvicër në gusht të 2000, jetojnë 55.000 qytetarë të Maqedonisë, prej të cilëve 91% janë shqiptarë. Po si qëndrojnë shtetet tjera të Evropës, në detaje tabela:

Burimi: Council of Europe, recent Demografic Developments in Europe, 2003,2004

Duhet theksuar se nga keto të dhëna vërejmë se nuk janë të përfshira shtetet tjera te Evropës si: Austria, Anglia, Kroacia, Belgjika etj., duke mos marrë në këtë rast në konsideratë edhe potencialin që ekziston në shtetet tej oqeanike si SHBA, Kanada dhe Australi.

Remitentët këto para i shpenzojnë në konsume të përgjithshëm, investime banesore dhe familjare. Por impakti direkt ekonomik involvohet në: financimin e deficitit tregtar, efekte fiskale, ne veçanti përmes tatimeve në konsum, ekuilibrin e tregut devizor dhe rritjen e rezervave devizore dhe depozitave të kursimit etj.

Pra, diaspora shqiptare maqedonase, janë një nga faktorët kyç për ekonomin e këtij shteti.

Mërgimtarëve shqiptarë në Maqedonin Veriore, po shkojnë për ti vizituar familjarët e tyre. Kjo po pritet me pozitivitet edhe nga bizneset, pasi që ato kanë qenë të dëmtuara gjatë gjithë vitit me mosardhjen e diasporës.

“Remitencat janë burim i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Por për shkak të  restrikcioneve të shumta në lidhje me virusin covid 19, gjatë gjithë vitit mërgimtarëve iu pamundësua ardhja në vendlindje , gjë që pati pasoja drastike edhe në ekonominë e vendit.”

Përderisa vlera e remitencave sipas shifrave zyrtare ka qenë mbi 1 miliard euro në vit, apo rreth 16% e BPV-së, shifrat për këtë vit janë shumë më të ulëta. Nga Banka Popullore për TVM2 njoftojnë se restrikcionet kanë bërë që remitencat të bien ndjeshëm, por aspekti pozitiv është që janë rritur dukshëm transferet e parave në të shpejtë.

“Në pajtim me projeksionet më të reja të Bankës Popullore, për këtë vit pritet rënie prej rreth 26% të remitencave totale, përderisa në afat të mesëm pritet rimëkëmbje e tyre. Rikuperimi i përshkallyuar në afat të mesëm, në përputhshmëri me përmirësimin e kushteve globale, nënkupton kthimin e përshkallzuar në nivelet paraprake.”, thuhet në njoftimin e BP.

Esnafi i çarshisë: Kemi humbje të mëdha nga mungesa e diasporës

Ato që më së shumti e kanë ndjerë krizën nga mungesa e gurbetçarëve janë tregtarët,e sidomos Çarshia. Nga Esnafi i Çarshisë thonë se bizneset e tyre janë të mvarura prej diasporës.

“Ato kanë qenë subvencioni i jonë i vërtetë, për shkak se kur kanë ardhur gurbetçarët ata kanë derdhur mjete jashtëzakonisht të mëdha, sa është flitur se kanë lënë diku 1 miliard brenda vitit. Ato kanë qenë me të vërtetë një shtytje e madhe, i kemi pritur gjithmonë, mezio kemi priutur të vjewn koha kur ato do të vijnë. Por sivjet puna e pandemisë kanë hezituar me ardh. Sivjet kemi qenë të dëmtuar edhe nga ajo anë që gurbetçarët nuk i kemi pas këtu”, u shpreh kryetari i esnafit Bejtulla Morina.

Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare: Na bëhen pengesa për të investuar në RMV

Çdo vit mërgitmarët derdhin mjete të shumta në vendlindje. Por sa janë të interesuar për  investime konkrete në vendlindjet e tyre. Naim Dedushaj drejtor ekzekutiv në Rrjetin global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare thekson se ka pasur interesim nga shumë afarist shqiptar, por që nuk kanë qenë të mirëseardhur për të investuar në Maqedoni të[ Veriut.

Ai madje thotë se vërehet edhe një diskriminim i bizneseve shqiptare të diasporës që dëshirëjnë të investojnë në Maqedoni të Veriut.

“Jemi mjaftë të dëshpruar me dështimin e shumë afaristëve shqiptar që kanë ardhur nga Amerika dhe nga vendet tjera që nuk kanë mundur të investojnë në Maqedoni. Kemi shumë raste konkrete. Një bashkartdhetar i yni Besim Elshani kanë dashur të fillojnë të punojnë një hotel me pesë yje, një hotel me renome shumë të mirë dhe fatkeqsisht nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është stopuar”, theksoi drejtori ekzekutiv i RGBDSh, Naim Dedushaj.

Në lidhje me këtë prononcim tentuam të marrim përgjigje nga zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, por meqë i njejti është në izolim për shkak të infektimit me covid19, nga kabineti sqaruan se do të ketë prononcim ditët e para pasi të del nga izolimi.