Kosova

Mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes Serbisë do ta kenë më të shtrenjtë rrugën sivjet

Serbia rrit tarifat për shfrytëzimin e autostradave, preket edhe diaspora kosovare

Mësohet se nga sot Serbia ka rritur tarifat për shfrytëzimin e autostradave. Kjo do të thotë se mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes Serbisë do ta kenë më të shtrenjtë rrugën sivjet, përcjell albinfo.ch.

Siç ka njoftuar Ministria e Transportit serb, çmimet janë rritur për gati 10 për qind në secilën prej autostradave.

Në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove.

Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

Shuma më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad – 14.27 euro. /Albinfo.ch