Kosova
Mërgimtarët që s’e harrojnë asnjëherë fshatin e tyre të lindjes
Mërgimtarët nga Cernica e Gjilanit nuk kanë të ndalur për rregullimin e fshatit
Rregullimi i fshatrave të Kosovës nga mërgimtarët, të cilët vijnë në pushime, nuk kanë të ndalur.
Edhe mërgimtarët nga Cërnica e Gjilanit nuk ndalen së punuari për fshatin e tyre, përkatësisht ambientin që e rrethon këtë fshat, shkruan Albinfo.ch.
Me paratë e mbledhura nga mërgimtarët e Cernicës, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në Zvicër dhe një numër tjetër në Gjermani e Norvegji, është arritur realizimi i shumë projekteve.
E këtë organizim ata e bëjnë përmes shoqatës “Cernica” me seli në St.Margrethen të Zvicrës.
Kryetari i Shoqatës, Selajdin Hoxha, tha për Albinfo.ch se kjo shoqatë ka realizuar një sërë projektesh siç janë ndërtimi i 6 shtëpive, blerja e një shtëpie për një familje nga fshati, ndërtimi i disa kabinave për udhëtarë, pagesa e disa punëtorëve për mirëmbajtje dhe pastërti të fshatit, ndihma ushqimore për familje në nevojë e të tjera.
“Shoqata edhe këtë vit në pandemi ka realizuar disa projekte, ku kemi mbjellur 140 pemë dekorative dhe një park në qendër të fshatit dhe një qeshme për pije në shërbim për të gjithë banorët dhe kalimtarët”, tha Hoxha.
Ai shtoi se si kryetar i Shoqatës dhe gjithē Kryesia do të ishin të lumtur sikur edhe shumë mërgimtarë nga Cernica që jetojnë Gjermani e shtete tjera të inkuadrohen dhe ta kryejnë obligimin ndaj Shoqates dhe vendlindjes në mënyrë që të realizohen më shumë projekte.
“U bëj apel që të inkuadrohen në Fondin e Shoqatës përafërsisht 10 euro në vit (0.84 centë në muaj) që të kemi mundësi të mbajmë 2 punëtorë për mirëmbajtje të fshatit, vetëm të bashkuar jemi më të fortë”, përfundon Hoxha.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën