Lajme

Mërgimtarët që kthehen nga Kosova për në Evropë i pret karantina në disa shtete

Tashmë një numër i madh i mërgimtarëve kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Evropës përmes aeroportit “Adem Jashari”.

Pavarësisht situatës me pandeminë Covid 19, edhe këtë vit mërgimtarët ishin të shumtë që erdhën për festat e fundvitit të kaluar 2020.

Vetëm të dielën një numër i madh i tyre kanë udhëtuar drejt Evropes, përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Shumë shtete evropiane, duke përfshirë Gjermaninë dhe Austrinë, të cilat janë shumë të populluara me shqiptarë, sipas ligjeve tyre në raport me pandemin, detyrimisht do t’iu nënshtrohen një karantimini deri në 10 ditë.

Ndryshe, për dallim nga vitet e kaluara, numri i mergimtarëve që u kthyen në fundvit në Kosovë ishte dukshëm më i vogël.