Kosova

Si u pritën mërgimtarët sot në kufirin e Merdares

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shfrytëzuar të dielën për t’i pritur mërgimtarët në pikën kufitare të Merdares

Bulliqi ka njoftuar se bashkë me aktivistë të Vetëvendosjes u ofruan mërgimtarëve ujë për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere.

‘’Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vinë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe iu ofruam nga një shishe me ujë. U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale. Mërgimtarëve tanë u urova mirëseardhje në vendlindjen e tyre, ata i japin gjallëri verës dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë. I falënderoj nga zemra për kontributin e vazhdueshëm të tyre’’, ka shkruar Bulliqi në Facebook.