CH-Ballkani
Mërgimtarët nuk preferojnë spitalet shtetërore në Kosovë
Vetëm në raste emergjente dhe kur nuk kanë nga t’ia mbajnë, mërgimtarët nga Kosova mësyjnë spitalet shtetërore të Kosovës kur kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Ndërkohë që spitalet nuk po arrijnë të rimbursojnë të hyra nga sigurimet e qytetarëve në diasporë edhe nëse ata marrin shërbime të cilat do të mbuloheshin nga sigurimet

Gjendja e rëndë në spitalet e Kosovës ka bërë që mërgimtarët t’i drejtohen sistemit shëndetësor publik në raste shumë të rralla.
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK nuk mbajnë mend ndonjë rast kur ndonjë çift shqiptar nga diaspora ka aranzhuar lindjen e fëmijës së tyre në Kosovë.
“Janë të rralla rastet kur mërgimtarët i drejtohen klinikës tonë”, ka thënë për “albinfo.ch”, drejtoresha e gjinekologjisë, Myrvete Paçarada.
Ajo është shprehur se mërgimtarët i drejtohen gjinekologjisë në QKUK apo spitalet tjera vetëm kur mund të ndodhë ndonjë komplikim spontan gjatë shtatzënisë.
Numri i lindjeve, sikur atyre normale ashtu edhe cezariane në Gjinekologjinë e QKUK-së është shumë i madh. Andaj drejtoresha Paçarada thotë se kushtet e Kosovës nuk mund të krahasohen me ato të klinikave evropiane sa i përket organizimit të lindjeve.
Por, ajo ka thënë se ka raste abortesh spontane apo edhe kontrollesh tjera mjekësore kryesisht emergjente, për të cilat në QKUK drejtohen mërgimtarët derisa gjenden në Kosovë.
“Tek ne kryesisht nuk paguajnë për shërbimet që marrin. Ata zakonisht kanë letërnjoftime të Kosovës dhe paraqiten si kosovarë”, ka thënë ajo.
Mërgimtarët hezitojnë të marrin shërbime mjekësore në Kosovë
Të njëjtën gjë e thotë edhe drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, Basri Sejdiu.
Ndonëse sëmundjet e zemrës e posaçërisht rastet e infarktit akut që trajtohen në kardiologji janë shumë emergjente, ai ka thënë se mërgimtarët rrallë kërkojnë mjekim aty.
Sejdiu ka thënë se meqë shumica kanë shtetësi të dyfishtë, edhe kur paraqiten në klinikë është vështirë të identifikohen. “Por nuk kemi shumë raste”, ka thënë ai.
Sejdiu ka thënë se klinika që ai drejton është në gjendje që për mërgimtarët të ofrojë të gjitha ato shërbime që ofrohen për secilin qytetar të Kosovës. E sa i përket pagesave, ai ka thënë se kjo është çështje që është e definuar dhe përgjigje për këtë më së miri japin përgjegjësit financiar të QKUK-së. Njësoj shprehet edhe drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Basri Lenjani. Ai ka thënë se mërgimtarët në Emergjencë kërkojnë mjekim në raste të aksidenteve apo ndonjë sëmundje që mund t’i prekë papritmas sa janë në vendlindje.
“Të gjitha rastet që parashihet pagesa ato i kryejnë sikurse edhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lenjani. Për 10 ditë hospitalizim, bëhet pagesa prej 40 euro. “Por kjo pagesë bëhet vetëm për mërgimtarët që kanë letërnjoftime të Kosovës. Pra një ditë qëndrimi është 4 euro, aq sa është edhe një kontroll specialistik”, është shprehur i pari i Emergjencës.
Tutje është shprehur se nuk participohet për fëmijët dhe për kategoritë e parapara me ligj. “Mirëpo, kur mërgimtarët kanë sigurime shëndetësore është mirë që shërbimet që iu ofrohen atyre t’i faturohen kompanive ku ata janë të siguruar”, shprehet ai.
Këto para, sipas Lenjanit, shfrytëzohen nga vet spitali, për plotësimin e nevojave që edhe ashtu janë shumë të mëdha.
QKUK, problem të rimbursojë buxhet nga sigurimet e mërgimtarëve
Por, Qendra Klinike Universitare e Kosovës po e ka problem të rimbursojë mjetet nga fondet e sigurimeve ndërkombëtare për qytetarët që jetojnë në diasporë e që rastisin të marrin shërbime shëndetësore gjatë qëndrimit në Kosovë.
Ndonëse nuk janë të shpeshta rastet kur qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kërkojnë ndihmë mjekësore, zyrtarët shëndetësorë thonë se sa herë që ata që janë të gatshëm të paguajnë shërbimet përmes sigurimit shëndetësorë e ndihmojnë spitalin ku në vazhdimësi trajtohen banorët e Kosovës.
Por, kjo nuk shihet si një domosdoshmëri para shëndetit dhe shërbimeve që mund t’iu ofrohen mërgimtarëve sa janë në Kosovë në rast se sëmuren. “Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka ofruar, ofron dhe do të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë bashkatdhetarët tanë që gjenden në pushime në Kosovë. Bazuar në Ligjin në fuqi udhëzimin administrativ për participim të gjithë pacientët që kanë sigurime shëndetësore janë të obliguar të paguajnë shërbimin dhe nuk lirohen nga pagesa”, ka thënë zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Shpend Fazliu në një prononcim për “Albinfo”. Por, ai është shprehur se edhe bashkatdhetarët që në shumë raste nuk e deklarojnë sigurimin shëndetësor nëse hyjnë tek kategoritë e liruara sipas Ligjit në fuqi, lirohen nga participimi. “SHSKUK u është mirënjohës shumë bashkatdhetarëve që në shumë raste deklarojnë sigurimin shëndetësore duke kryer pagesën e tyre dhe duke ndihmuar në shumë raste që të rriten të hyrat vetanake nga participimi”, ka thënë zëdhënësi spitalor Shpend Fazliu.
QKUK, mirënjohëse ndaj mërgimtarëve që deklarojnë sigurimin
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu është shprehur se edhe bashkatdhetarët që në shumë raste nuk e deklarojnë sigurimin shëndetësor nëse hyjnë tek kategoritë e liruara sipas Ligjit në fuqi, lirohen nga participimi. “SHSKUK u është mirënjohës shumë bashkatdhetarëve që në shumë raste deklarojnë sigurimin shëndetësore duke kryer pagesën e tyre dhe duke ndihmuar në shumë raste që të rriten të hyrat vetanake nga participimi”, ka thënë zëdhënësi spitalor Shpend Fazliu.
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah Bëhet e ditur se dy motrat, Asia dhe Cloe Gjoka, janë shumë të talentuara në shah...
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
Jeta në Zvicër
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje një fenomeni në Lugano e lëshuar nga një përdorues i...
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024