Zhvillim

Mërgimtarët nga Kreuzlingeni i ndërtuan shtëpinë Fadil Shabanit

Familja e Fadil Shabanit nga Shipashnica falë ndihmës së mërgimtarëve shqiptarë në qytetin Kreuzlingen të Zvicrës është bërë me shtëpi të re

Mërgimtarët në Zvicër në qytetin Kreuzlingen janë organizuar dhe kanë grumbulluar mjete në vlerë prej 16 mijë eurove për t`i  ndërtuar shtëpinë familjes së Fadil Shabanit në fshatin Shipashnicë të Poshtme, Komuna e Kamenicës. 

Në përurimin e shtëpisë ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli i cili i ka falënderuar mërgimtarët të cilët kanë zgjedhur një familje për t`ia ndërtuar shtëpinë e re.

Dorëzimi i shtëpisë u bë me 26.10.2013 dhe ka kushtuar 16000.-€

Ndërkaq, Ragip Avdyli, në emrin e bashkatdhetarëve nga Kreuzlingeni ka falënderuar xhaminë „Hëna e re“  në Kreuzlingen dhe Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe integrim për mbe¨shtetjen e dhënë.

Grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë familjes Shabani  është mundësuar falë koncerteve të organizuara nga komuniteti shqiptar i këtushëm  ku janë kyçur edhe Ansambli „Drita“ SH.K.A, „Sharri’“ , SH.K.A „Dielli“, SH.K.I „Rinia“, Grupi Teatral „Aktrimi“ si dhe këshilli organizativ me përbërjen si vijon: Ragip Avdyli, Kadrush Myrtaj, Avni Avdyli, Selatin Bytyqi, Bexhet Berisha, Bejtush Kastrati, Lumni Avdyli dhe Rexhep Myrtaj.

Ragip Avdyli ka falënderuar me këtë rast edhe këngëtarët  Afrim Aliu, Mentor Mushkolaj, Bujari i vogël të cilët dhanë kontribut të madh me këngët e tyre në koncertin humanitar dedikuar ndërtimit të shtëpisë. Ai theksoi se të gjithë këngëtaret në këtë koncert humanitar kanë kënduar pa kompensim.

Fadil Shabani, dhe vëllai i tij nga fshati Shipashnicë e Poshtme, me këtë rast shprehën falënderimet më të sinqerta ndaj bashkatdhetarëve të cilët grumbulluan të hollat për ndërtimin e shtëpisë.