Lajme

Mërgimtarët nga Amerika ndihmojnë 55 familje në nevojë

Diaspora shqiptare ka qenë dhe po vazhdon gjithmonë në mbështetje të vendlindjes, veçmas të familjeve në nevojë, me standart jo të mirë të jetesës, transmeton albinfo.ch.

Bordi drejtues i Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane në Teksas, në bashkëpunim me organizatën “Iniciativa e Femrës Kosovare – IFK”, janë organizuar duke ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 55 familje me nevojë në vendlindje, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Albinfo.ch