Opinione
Mërgimtarët, në mes të mallit dhe harresës
Praninë e mërgimtarëve ne e kemi kuptuar vetëm si çështje private të individëve me ambicie që përfundojnë brenda oborreve të shtëpive. Por askush s’po mendon që këto çështje të marrin edhe një dimension pak a shumë shoqëror e publik
Numri i madh i shqiptarëve në diasporë, të ardhurat e konsiderueshm prej qindra miliona euro, që ata dërgojnë në vendlindje, eksperienca e demokracive të zhvilluara dhe studimet e ndryshme mbi ndikimin e këtyre financave në zhvillimin ekonomik e demokratik në vend, shtrojnë një pyetje thelbësore: Sa është reflektuar fuqia financiare dhe politike e kësaj diaspore në zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni?
Kjo pyetje bëhet edhe më aktuale tani kur kurbetqarët kthehen në vendlindje. Kur ndryshon imazhi dhe disponimi i njerëzve dhe si çdo verë, edhe sivjet pritet të përsëritet shumëçka: dasma të zhurmshme, kolona dhe tollovi nëpër rrugë, vajtje ardhje nëpër kufij, e kështu me radhë. Në fakt, vetëm verës ndjehet fuqia dhe prezenca e njerëzve të munguar dhe një mallëngjim i shtuar i pleqve e të sëmurëve. Nënat plaka vazhdojnë ritualin e pritjes dhe përcjelljes së bijve e bijave të tyre, ndërkohë që baballarët me rrudhat e shtuara të ballit, shkojnë përtej kufijve të imagjinatës, atje ku vetëm prindi mendon për gëzimet dhe vuajtjet e fëmijës.
Por, gjithsesi, kënaqësi që sjell takimi pas disa muajve, sikur shpejt zbehet me rëndomtësinë e gjërave që humbin në përditshmërinë tonë që nuk menaxhohet nga askush. Mërgimtarët vijnë e shkojnë, mirëpo për ta askush nuk organizon një manifestim publik, një pritje pak me dinjitoze nga ana e komunave dhe institucioneve tonatona. Përtej kësaj, praninë e mërgimtarëve ne e shfrytëzojmë vetëm për efekte afatshkurtëra që sjell xhepi i tyre, mirëpo askujt s’i kujtohet të organizojë një si tip shkolle verore ku do të shfaqeshin disa nga njohuritë praktike e teorike të mërgimtarëve. Sepse, jo pak prej tyre janë menaxherë kompanish dhe drejtues institucionesh nëpër shtetet e Perëndimit dhe është e pafalshme që këto resurse të mos i shfrytëzojmë, të paktën gjatë ditëve të verës.
Diaspora shqiptare , sikundër dihet, nuk është përfshi në proceset e vendimarrjes politike në vendlindje, mirëpo nga ajo gjithmonë është kërkuar që të plotësojë financiarisht boshllëqet që nuk mbulohen nga institucionet, duke filluar nga ndërtimi i nfrastrukturës lokale e deri te ndërtimet e ndryshme të objekteve (shkolla e ambulanca) me karakter publik.
Numri i madh i shqiptarëve në diasporë, të ardhurat e konsiderueshme prej qindra miliona euro, që ata dërgojnë në vendlindje, eksperienca e demokracive të zhvilluara dhe studimet e ndryshme mbi ndikimin e këtyre financave në zhvillimin ekonomik e demokratik në vend, shtrojnë një pyetje thelbësore: Sa është reflektuar fuqia financiare dhe politike e kësaj diaspore në zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni?
Një përgjigje e prerë ende nuk është dhënë, por të dhënat flasin se paratë e mërgimtarëve shqiptarë janë një infuzion i vërtetë për ekonominë e Maqedonisë së Veriut, madje duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rimbursimin buxhetor të fondeve qeveritare.
Me fjalë të tjera, praninë e mërgimtarëve ne e kemi kuptuar vetëm si çështje private të individëve me ambicie që përfundojnë brenda oborreve të shtëpive. Por askush s’po mendon që këto çështje të marrin edhe një dimension pak a shumë shoqëror e publik. E pakta që mund të bëhet në këtë drejtim, do të ishte formimi i një shoqate që do të evidentonte të gjitha prirjet dhe resurset e mërgimtarëve. Sikur të ekzistonte një shoqatë e tillë në rang kombëtar, problemet do të detektohehin më lehtë dhe ardhjen e mërgimtarëve nuk do ta kuptonim vetëm si çështje personale të individëve, por edhe si preokupim shoqëror, fundja edhe si resurs me përfitime të mëdha ekonomike, kulturore e sociale.
Një shoqëri e organizuar mbi baza të prioriteteve dhe agjendave, nuk ka nevojë për qasje parciale. Shqiptarët në Maqedoni aktualisht janë të “specializuar” për parcializim dhe fragmentim të problemeve, ndërkohë që bota po globalizohet, kurse komunikimi gjithnjë e më shumë po digjitalizohet. Për rrjedhojë, edhe përfitimet që mund t’i kemi nga diaspora, dhe anasjelltas, ende po trajtohen sipas një dioptrie parcializuese dhe për pasojë kemi një listë të gjatë rastesh të dështuara, kur individë vullnetmirë nga diaspora kanë ardhur të startojnë ndonjë biznes këtu, por kanë përfunduar të zhgënjyer. Jo vetëm për shkak të qasjeve grabitçare të ndërmjetësuesve të caktuar të cilët si cuba të uritur kanë dëbu shumë mërgimtarë, por edhe për shkak të mungesës së një strategjie institucionale që do të ishte në funksion të aktivizimit të kapaciteteve dhe resurseve të diasporës.
Por, për asgjë nuk është vonë, nëse punët e lëna pasdore një ditë kthehen në obligime dhe plane konkrete, siç mund të jetë, bie fjala, edhe formimi i një shoqate apo instituti, përmes të cilit do të kanalizoheshin idetë dhe projektet e caktuara, që në focus do të ishte Diaspora dhe të gjitha problematikat e saj.
Në të kundërtën, mërgimtarët do të vazhdojnë të përpëliten në mes të mallit që kanë ata për vendlindjen dhe harresës së institucioneve ndaj tyre.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra