Lajme
Amerikë: 150 dollarë për të dërguar votën me postë në Kosovë
Nëse 102 mijë e 100 votuesit e konfirmuar nga diaspora paguajnë minimumi 50 euro, atëherë diaspora shpenzon së paku 5 milionë euro vetëm në shpenzime
Të martën është hapur afati për votim me postë nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ku afat do të jetë i hapur deri më 12 shkurt, kur mërgimtarët mund të votojnë.
Kostot e tyre të larta për dërgimin e votës me postë janë mes 50 deri në 200 euro.
Shtetet evropiane kanë një kosto më të ulët, krahasuar me ato të SHBA-së, ku çmimet arrijnë deri mbi 150 euro, (lloji i postës së shpejtë deri në 200 euro), shkruan albinfo.ch.
“Nëse 102 mijë e 100 votuesit e konfirmuar nga diaspora, paguajnë minimumi 50 euro për postë të shpejtë që vota e tyre të mbërrijë para datës 12 shkurt në Kosovë, atëherë diaspora shpenzon së paku 5 milionë euro vetëm në shpenzime postare. Kjo është dhurata e shtetit të Kosovës për diasporën”, është shprehur Agron Demi nga Instituti GAP.
Ndërkohë që ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, kanë vetëm 10 ditë afat për ta dërguar votën, dhe dërgesat postare që vijnë nga Amerika, sidomos në situatën kur bota po përballet me pandeminë zgjasin disa javë, disa nga ta thonë se e vetmja alternativë për ta është dërgimi me shërbim të posaçëm si FedEx ose DHL, që kushton mbi 150 e më shumë dollarë.
Një mërgimtar nga Amerika ka thënë se kjo është, domethënë, një taksë shtesë që të imponohet, nëse e do të drejtën e votës.
Reagimi i plotë i mërgimtarit Besnik Pula, SHBA:
Shikoni se në çfarë situate na qet ligji zgjedhor i Kosovës dhe KQZ-ja. E nxjerr fletëvotimin vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Pra, kaq kemi afat që ta dërgojmë votën! Kurse dërgesat postare, sidomos për ne që jetojmë në SHBA dhe vende tjera jashtë Evropës, normalisht marrin disa javë! Dhe shërbimet tani janë edhe më të ngadalta e të pasigurta shkaku i Covid-19!
E vetmja alternativë është dërgimi me shërbim të posaçëm si FedEx ose DHL, që kushon 150 e më shumë dollarë!
Kjo është, domethënë, një taksë shtesë që të imponohet, nëse e do të drejtën e votës! Përndryshe, dërgoje votën, po a numrohet a jo, e shohim!
Dhe as nuk po flas për këtë absurdin e fundit, “prite telefonatën nga KQZ”, vetëm që dikush atje nga stafi me të pyet, “si jeni, a u lodhët”!
Në SHBA kësaj i thonë, “voter suppression”. Shtypja e votës, duke vendosur pengesa e barriera adminstrative, e pagesa të shtuara, për ta penguar ose dekurajuar votën!
Kjo është edhe arsyeja pse historikisht, kaq e ulët është pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, pos ndonjë entuziasti të dedikuar! Kurse e drejta e votës nuk është punë entuziastësh, por e drejtë elementare për qytetarët e një republike demokratike!
Kuvendi i ardhshëm i Kosovës duhet NDËR PUNËT E PARA ta amandamentojë ligjin zgjedhor të Kosovës, duke shqyrtuar disa opsione të ndryshme për votimin nga jashtë.
1) Gjetja e një metode të votimit të sigurt elektronik, përmes nënshkrimit elektronik.
2) Përdorimi i ambasadave dhe konzulatave si adresë për pranimin e fletëvotimeve, siç bëjnë shumë shtete në botë. Për çka tjetër ekzistojnë këto zyra diplomatike e këto shërbime! Do të ishte detyrë e ambasadave që pastaj fletëvotimet t’i transportojnë te KQZ-ja deri në datën e zgjedhjeve, ose disa ditë pas, e jo që barra e kostos së transportit të bartet te votuesi.
3) Lejimin e votimit me kusht, 30 ditë përpara zgjedhjeve, atyre që jetojnë jashtë, përmes një fletëvotimi provizor (p.sh., lista e partive pa kandidatë).
4) Shtyrjen e datës së pranimit të fletëvotimeve me postë, me kusht që ato janë adresuar dhe mbajnë pullë postare me një datë para ditës së zgjedhjeve.
Ka shumë zgjidhje, kur ka vullnet. Mbes me shpresë se Kuvendi i ardhshëm do ta adresojë këtë çështje, e do të zhgënjehem shumë nëse nuk i adreson.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra