Kosova

Mërgimtarët mirëpresin policën falas të sigurimit në kufijtë e Kosovës

Aplikimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për Policen e Sigurimit falas, në dy muajt e ardhshëm për çdo veturë me targa të huaja, ka filluar të procedohet pa problem nga 1 korriku, raporton televizioni publik i Kosovës.

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë nga vende të ndryshme, vendimin e Qeverisë së Kosovës e konsiderojnë të duhur.

Përfitues të polices së sigurimit për veturat e tyre 30 ditë për dy muaj janë gjithë ata qytetarë, pa dallim që hyjnë apo kalojnë transit në Kosovë.