Kosova
Mërgimtarët mashtrohen sërish me bileta false të udhëtimit
Sipas këtij mërgimtari, policia gjermane u kishte thënë se shumë kosovarë janë duke u mashtruar me bileta, të cilat kryesisht blihen përmes internetit
600 euro kishte paguar për dy bileta një familje shqiptare në Gjermani, për të ardhur në Kosovë gjatë pushimeve.
Por, kur ata shkuan në aeroport e kuptuan se biletat ishin false dhe nuk u lejuan të fluturonin. Thonë se u mashtruan nga një agjenci e quajtur “Kosova Reiseburo”, për të cilën e kuptuan se ishte agjenci fantome, raporton KTV.
Me të njëjtën agjenci, sipas kësaj familjeje nuk kishin mundur të udhëtonin edhe mbi 60 pasagjerë të tjerë, të cilët edhe pse kishin kryer pagesat nuk kishin vende të rezervuara në aeroplan, përcjell albinfo.ch.
Familja Pajaziti nga Shala e Lipjanit, e cila jeton në Shtutgart të Gjermanisë, u mashtrua nga një agjenci e rrejshme udhëtimesh nga Prishtina.
Muaj më parë, atyre përmes viberit në vazhdimësi u kishin shkuar oferta të biletave për të udhëtuar drejt Kosovës.
Kur vendosën që pushimin ta bëjnë në vendlindje, ata kontaktuan me agjencinë në fjalë, e quajtur “Kosova Reiseburo”, ku edhe i rezervuan dy bileta.
Atyre iu kërkua që fillimisht të kryhej pagesa prej 600 eurosh përmes llogarisë bankare, dhe më pas konfirmimin e rezervimit do ta pranonin në email.
Por, kur Fidaim Pajaziti shkoi bashkë me bashkëshorten në Aeroportin e Shtutgardit, aty e kuptoi se biletat nuk ishin të vlefshme dhe se ata nuk kishin fare rezervim.
Ai thotë se po në të njëjtën kohë edhe 60 kosovarë të tjerë mbetën pa udhëtuar për në Kosovë, pasi edhe biletat e tyre ishin të gjitha njësoj, false, ndonëse kishin kryer pagesën.
Kur pasagjerët provuan të kontaktonin me shitësit e biletave, u lajmërua sekretaria telefonike, e cila u tha: “ky numër nuk ekziston”.
Pajaziti dhe të tjerët iu drejtuan policisë gjermane në aeroport, të cilët veçse ishin të njoftuar me mashtrime të tilla.
Sipas këtij mërgimtari, policia gjermane u kishte thënë se shumë kosovarë janë duke u mashtruar me bileta, të cilat kryesisht blihen përmes internetit.
Sidoqoftë, kjo familje u detyrua që me autobus të vijë në Kosovë, ndërkaq nga mosbesimi ndaj agjencive tash kanë shkuar direkt në aeroport për t’i rezervuar biletat kthyese.
Ndërkaq, rastin nuk e kanë lajmëruar fare në Policinë e Kosovës, pasi që nuk duan që pushimin ta kalojnë duke u marrë me këtë çështje, e cila, sipas tyre, nuk do të ketë zgjidhje. Ata besojnë se institucionet në Kosovë janë neglizhente ndaj dukurive të tilla.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik