Maqedonia

Maqedoni: Mërgimtarët kanë sjellë mbi 1.5 miliardë euro në janar-shtator 2023

Së fundmi, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se të hyrat devizore përmes mërgimtarëve po vijojnë të jenë në trend të lartë, përcjell albinfo.ch.

Ato po vlerësohen tejet të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe që mbulojnë një pjesë të madhe të deficitit tregtar, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme për rezervat devizore dhe stabilitetin e kursit të këmbimit, përcjell INA.

Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore, hyrjet neto nga remitancat e mërgimtarëve në periudhën janar-shtator 2023 arrijnë mbi 1,5 miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por këtu nuk hyn periudha e tremujorshit të fundit të vitit.

Gjatë vitit të kaluar remitencat arritën afro dy miliardë euro (ose rreth 15 për qind e GDP-së).