Opinione
Mërgata ka hise në Kosovë, ajo është vetë atdheu

Partneri im (burri) është pjesë e mërgatës shqiptare në Vjenë. Është zhvendosur si student. Unë vetë që tre muaj jam me një këmbë në Vjenë, një në Prishtinë. Ai e ka motrën në Londër, kurse unë motrën në Frankfurt. Nëna ime e ka motrën në Floridë të Amerikës, e vëllain në Cyrih të Zvicrës. Babai im e ka motrën po ashtu në Zvicër.
Familjet shqiptare nuk e kanë thjesht ndonjë të afërm, por pothuajse të gjithë e kanë të paktën një anëtar të familjes së ngushtë jashtë Kosovës. Të gjithë këta vijnë në Kosovë dhe vuajnë që nuk mund ta sjellin me vete sistemin që vetë e gëzojnë. Sjellin aq sa munden, përvoja e mjete materiale. Por i lakmojnë për Kosovën spitalet funksionale me trajtim e kujdes për rastet kur u sëmuren prindërit, shkolla të forta për fëmijët e siguri në punë.
Mërgata sot dhuron edhe kulturë e art (edhe në gjuhën shqipe). Madje mjaft suksesshëm. Ndërkohë mërgimtarët nuk ke pse i njofton me ngjarjet politike. Ata i dinë dhe i përcjellin vetë të gjitha.
Mërgata ka hise në Kosovë. I takon një pjesë e madhe e vendit dhe është vetë atdheu. Deri tash kanë dhënë shumë pa marrë asgjë. Tash është koha të marrin pjesë në ndryshim. E ne t’i bëjmë pjesë të përparimit të pas 6 tetorit. Lidhja me Kosovën nuk mund të jetë më interesim i njëanshëm.
Plot prej tyre i kanë prerë biletat e më 6 tetor votojnë në Kosovë, megjithëse i kanë kryer pushimet. Ndërkaq sot mbi 30 mijë të regjistruar mund të fillojnë të votojnë dhe prej tash Kosova bëhet gati për ndryshim.
TINKA KURTI
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
5 vjet pas Covid-19 Berset bën një bilanc: Gabimet ishin të pashmangshme Alain Berset reflekton për kohën e tij si Ministër i Brendshëm gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai...
-
Plani i Swiss Rail për lidhje me Londrën dhe Barcelonën
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë