Opinione
Mërgata duhet të kërkojë llogari dhe përgjegjësi
Opinionisti Emrush T.Shkodra në një postim të tij ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve në vend. Në fokus ka vënë mërgatën shqiptare

Mërgata shqiptare përveç vullnetit dhe vendosmërisë që ka treguar dhe po tregon për zhvillimet politike në vend dhe qeverisjen në Republikën e Kosovës, duhet edhe të kërkojë llogari dhe të mbajë në përgjegjësi autoritetet në vend për kërkesat kundrejt mërgatës.
Përtej kësaj, si pikënisje ajo duhet të insistojë në liberalizimin dhe balancimin e tregut të aviacionit, pra tregut të biletave.
Diaspora përmes fuqisë së saj dhe vendosmërisë që po demonstron në përzgjedhjen e qeverive në atdheun e tyre, duhet të insistojë të thyejë monopolet e kompanive që ofrojnë bileta fluturimi në relacionet e qendrave evropiane drejt kryeqytetit të Kosovës.
Pothuajse në asnjë vend tjetër brenda Evropës nuk ka bileta me të shtrenjta se sa drejt aeroportit të Prishtinës.
Për këtë arsye, në këtë rast, jo vetëm diaspora, por edhe pjesëmarrësit tjerë relevantë që janë pjesë e udhëtimeve nga aeroporti i Prishtinës drejt qendrave evropiane e drejt botës, duhet të jenë më të zëshëm, duke rritur presionin mbi qeverinë e vendit lidhur me çmimet enorme të biletave që mbretërojnë për momentin.
Edhe kompanitë me shërbime “low cost”, siç janë Wizz Air, EasyJet dhe ndonjë tjetër, shpesh herë kanë çmime më të shtrenjta se kompanitë ajrore që ofrojnë shërbime të tjera.
Në Aeroportin e Shkupit, Tiranës, Podgoricës, dhe në përgjithësi në rajon, biletat e fluturimit janë dukshëm më të lira sesa kur udhëton nga aeroporti i Prishtinës.
Këtu duhet të jetë fokusi i diasporës, përveç kërkesave të tjera që mund të jenë si: sigurimi i ulëseve në parlamentin e Republikës, heqja e taksës për 5 vjet në rastet e investimeve në vend, ofrimi i hapësirave tokësore për investitorët potencialë prej 10-15 vjetësh pa pagesë, etj.
Diaspora nuk duhet të lejojë që vota e saj të kalkulohet vetëm për konsum të brendshëm politik, dhe përtej kësaj, ajo nuk duhet të lejojë që të përdoret si shkop për t’u “çepuar” kundërshtarëve politikë.
E-Diaspora
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik Autoritetet e Friburgut kanë konfirmuar të shtunën hipotezën e një femicidi të ndjekur nga vetëvrasja, pas...
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
-
Gjuha Shqipe futet në arsimin publik të një shkolle në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Ndryshime në kalendarin shkollor nga viti 2026, më shumë ditë verore, më pak pushime për Pashkë Vetëm tre vjet pasi hyri në fuqi, kantoni i Gjenevës do të ndryshojë sërish kalendarin shkollor....
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Gjeneva drejt raundit të dytë të zgjedhjeve komunale, gara vendimtare në 24 komuna
-
Në disa qytete të Zvicrës u protestua për çështje klimatike
-
Kur do të rihapen qafat malore zvicerane për trafikun e makinave këtë pranverë?