Kosova
Merdari dhe Bërnjaku mbesin ende të mbyllura
Pikëkalimet në Merdar e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura nga ana e Serbisë edhe të shtunën, përcjell albinfo.ch.
Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Ndërsa në pikëkalimin në Jarinje mëngjesin e së shtunës po zhvillohet pa ndonjë problem qarkullimi i veturave, përfshirë ato me targa të Kosovës.
Kështu ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas MPB-së, pikëkalimet në Merdar dhe Bërnjak janë të mbyllura plotësisht.
Bllokimi ka filluar mbrëmë, teksa ky paralajmërim u bë nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë”, pasi Policia e Kosovës mbylli 5 komuna paralele në veri me dyshimet për falsifikim me dokumente.
Institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta evitojnë kalimin nga Serbia.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?