Bota
Mercedesi simbol i Imotskit
Mercedesi nuk është i preferuar vetëm për shqiptarët e Shqipërisë.
Qyteti i Imostskit në brendësi të Kroacisë nuk njihet për asgjë tjetër pos për numrin e madh të Mercedesëve që ka. Në këtë qytet ka më shumë Mercedesë se sa banor.
Ky lloj i veturave në këtë qytet është i ftuar nderi në takimin vjetor të auto-veturave të vjetra që mbahet për çdo vit. Targat e veturave në këtë qytet “IM” nënkuptojnë në kroatisht “Ka Mercedes”.
“Ne kemi auto vetura shumë të rralla që i mbrojmë me xhelozi. Ne nuk i shesim ato as të blerësit që vijnë enkas nga Gjermania për këtë lloj veture”, thotë kryetari i klubit të Mercedesit, Ivan Topic.
Ai e merr me shumë seriozitet pasionin për Mercedesët. Ai ka 13 vetura të tilla por që thotë se nuk do të prek asnjëherë pasi shtonë se këtë duhet ta bëjnë vetëm profesionistët.
“Vajzat nuk dihet të martohen me një burrë që nuk ka Mercedes”, ka thënë ai duke shtuar se Mercedesi prodhon gjithmonë cilësi.
Madje ai thotë se i do njësoj si gruan e po ashtu edhe makinat e tij. Ai ka shtuar shaka se as gruaja e as Mercedesi nuk e ka lënë atë asnjëherë në balt. Por ai nuk është i vetmi ithtar i kësaj lojë makine në këtë qytet.
Ivan Patrlj një qytetar i Imotskit ka thënë se shumë banor kanë punuar me vite të tëra në Gjermani dhe kur janë kthyer ata kanë ardhur me nga një Mercedes. “Kështu kjo veturë është kthyer ne simbol në qytetin ton. Për mua Mercedes është mbret i rrugës”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut