Bota
Mënyra të jetesës si të mbroheni nga depresioni
Bazuar në numrin e faktorëve që lidhen me një mënyrë jetese të shëndetshme, studiuesit krijuan tri grupe: të pafavorshëm, të ndërmjetëm dhe të favorshëm
Një mënyrë jetese që përfshin konsum të moderuar të alkoolit, një dietë të shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik, gjumi, marrëdhënie e shpeshta shoqërore, shmangie e duhanit dhe sjelljes së tepërt sedentare, zvogëlojnë rrezikun e depresionit, sipas studiuesve nga Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti Fudan.
Për të kuptuar më mirë lidhjen midis stilit të jetesës dhe depresionit, studiuesit përdorën të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar për gati 290 000 njerëz, nga të cilët 13 000 vuanin nga depresioni.
Studiuesit zbuluan se gjumi midis shtatë dhe nëntë orë në natë bëri ndryshimin më të rëndësishëm, duke ulur rrezikun e depresionit me 22%, duke përfshirë episodet e vetme depresive dhe depresionin rezistent ndaj ilaçeve.
Lidhja e shpeshtë sociale, e cila në përgjithësi redukton rrezikun e depresionit me 18%, ishte faktori më mbrojtës kundër çrregullimit depresiv të përsëritur, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Konsumimi i moderuar i alkoolit ul rrezikun e depresionit me 11%, një dietë e shëndetshme me 6%, aktiviteti i rregullt fizik me 14%, shmangia e duhanit me 20% dhe të qenit minimalisht sedentar me 13%.
Bazuar në numrin e faktorëve që lidhen me një mënyrë jetese të shëndetshme, studiuesit krijuan tre grupe: të pafavorshëm, të ndërmjetëm dhe të favorshëm.
Ekipi më pas ekzaminoi ADN-në e pjesëmarrësve. Individët me rezultatin më të ulët të rrezikut gjenetik kanë 25% më pak rrezik për depresion sesa ata me rezultatin më të lartë, një ndikim shumë më pak i rëndësishëm se stili i jetesës.
“Ne jemi mësuar të mendojmë se një mënyrë jetese e shëndetshme është e rëndësishme për shëndetin tonë fizik, por është po aq e rëndësishme për shëndetin tonë mendor, për shëndetin e trurit dhe aftësitë njohëse, duke vepruar pozitivisht në sistemin imunitar dhe metabolizmin”, theksojnë studiuesit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?