Lajme

Mënyra e votimit për mërgimtarët, mbetet ajo që ka qenë: e komplikuar!

Në Ministrinë e Diasporës thonë se koha e shkurtër e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, e që mbahen në qershor, ka pamundësuar që të bëhet diçka në lidhje me këtë

Edhe pse, siç dihet, 1/3 e votuesve të përfshirë në listat e votimit jetojnë në diasporë, janë fare të pakët ata që e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Procedurat e komplikuara të votimit janë fajtore.

Sipas një raporti të emetuar në KTV, njohës të çështjeve politike kritikojnë partitë, duke thënë se ato diasporën gjithmonë vetëm e kanë shfrytëzuar. Për partinë, e cila ka bërë më së shumti fushatë në diasporë, Lëvizjen Vetëvendosje, votimi i bashkatdhetarëve është i rëndësishëm, por, sipas saj, në aspektin organizativ, Kosova ia ka pamundësuar kësaj kategorie marrjen pjesë në votim.

Edhe zyrtarë të Nismës për Kosovën shpresojnë që Qeveria në ardhje, të bëjë më shumë në lidhje me këtë.

E, për PDK-në, është e rëndësishme që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Në Ministrinë e Diasporës thonë se koha e shkurtër e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, e që mbahen në qershor, ka pamundësuar që të bëhet diçka në lidhje me këtë.

Si të votoni jashtë vendit: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit