Lajme

Mëngjesin e sotëm nuk ka kolona në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Mërgimtarët shqiptarë që po vijnë në Kosovë për festat e fundviti gjatë tri ditëve të fundit janë përballur me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare të shteteve nëpër të cilat po kalojnë, siç janë Sllovenia, Hungaria, Kroacia dhe Serbia.

Kësaj radhe nuk ka pritje disaorëshe në pikëkalimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Duhet theksuar se në pikëkalimet me të frekuentuara, Merdar dhe Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm nuk ka kolona të gjata të automjetev, ndonëse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë po pritet deri në një orë e gjysmë, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, një numër i madh i mërgimtarëve tanë për t’iu shmangur pritjeve të gjata nëpër kufij, po vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se gjatë të shtunës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në Kosova kanë ardhur 9 mijë bashkatdhetarë. /Albinfo.ch