Lajme

Mëngjesi dhe mbrëmja, koha ideale për të bërë plazh

Dielli i lehtë është në mëngjes dhe mbrëmje dhe nuk e dëmton lëkurën e njeriut

Shpeshherë temperaturat e larta në plazh prishin pushimet verore për shkakun se lëkura jonë skuqet dhe na krijon shqetësime, pikërisht në ditët e para të pushimit, shkruan albinfo.ch.

Ekspertët shëndetësorë thonë se mënyra më e mirë për t’u ekspozuar para diellit në plazh janë orët e para të mëngjesit, nga ora 08:00 deri në ora 10:00.

Pas kësaj ore nuk preferohet ekspozimi nëse nuk keni bërë parapërgatitje të lëkurës edhe kohë më parë. Po ashtu, nga ora 18:00 deri në ora 20:00 ekspozimi para diellit është ideal, fitimi i vitaminës D është shumë efektiv.

Lëkura juaj nuk do të skuqet dhe do të jetë shumë më e shëndetshme, se sa nëse ekspozoheni para rrezeve të diellit gjatë mesditës.