Shkurt.ch

Menaxherët zviceranë, fitime më të vogla

Shefat e 20 ndërmarrjeve të Zvicrës kanë fituar nga 7.2 milionë franga mesatarisht, që është 12.5% më pak se në vitin 2009

Vitin e kaluar, janë zvogëluar ndjeshëm pagat e menaxherëve në Zvicër. Sipas listës që ka publikuar Swiss market Index, shefat e 20 ndërmarrjeve të Zvicrës kanë fituar nga 7.2 milionë franga mesatarisht, që është 12.5% më pak se në vitin 2009.

Këtë e ka konstatuar një studim i bërë nga kompania këshilldhënëse “Price Waterhouse Coopers”.

Sipas studimit të përmendur, madje, rrogat e menaxherëve të 5 ndërmarrjeve më të mëdha në këtë listë, kanë pësuar rënie shumë më të madhe, gjegjësisht, rreth 30 për qind. Ndërsa pagat e shefave të 5 ndërmarrjeve të fundit të radhitura në këtë listë janë ngritur rreth 40 për qind.

Nga ana tjetër, pagat e shefave ekzekutivë të ndërmarrjeve të vlerësuara nga bursat, sipas “Price Waterhouse Coopers”, kanë mbetur të njëjta.