Lajme
Memoriali i ri i Holokaustit përurohet në Vjenë
Bëhet e ditur se memoriali i ri i Holokaustit që përkujton hebrenjtë nga Austria, të vrarë nga nazistët, është përuruar sot në Vjenë, përcjell albinfo.at.
Thuhet se janë 64,440 emra të gdhendur në 160 pllaka graniti të vendosura në një mur oval, në një park pranë Universitetit të Vjenës.
E marta shënon përvjetorin e masakrave naziste në vitin 1938, të njohur si Krystallnacht, ose Nata e Xhamave të Thyer.
Kancelari austriak, Alexander Schallenberg dhe ministri izraelit i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Nachman Schai, morën pjesë në këtë ceremoni.
Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe iniciatori i “Name Walls”, Kurt Yakov Tutter.
Tutter është një i mbijetuar i Holokaustit, i cili u largua nga Vjena në vitin 1939. Ai luftoi për realizimin e këtij memoriali për dy dekada.
Schallenberg kujtoi rolin e vendit gjatë regjimit nazist.
“Për një kohë të gjatë, Austria e ka parë veten në mënyrë ekskluzive si viktimë e nacionalsocializmit, por shumë njerëz qëndruan në Heldenplatz në mars të vitit 1938 dhe u bashkuan në brohoritje, shumë prej tyre vëzhguan madje morën pjesë, ndërkohë që bashkëqytetarët e tyre u grabitën, u dëbuan dhe u vranë”, tha Schallenberg.
“Kjo krijoi një përgjegjësi të madhe për të mbrojtur jetën e hebrenjve kudo ku është e nevojshme”, tha Schallenberg. /ata
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim