Shqipëria
Memorandumi Shqipëri-Austri, synon forcimin e bashkëpunimit për promovimin e turizmit
Gjatë vitit 2024, Shqipëria u vizitua nga mbi 71 mijë vizitorë austriakë
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, nënshkroi sot në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin një memorandum mirëkuptimi me drejtoreshën ekzekutive të bordit të turizmit të Austrisë, Astrid Steharnig-Staudinger, për të forcuar bashkëpunimin në promovimin e turizmit.
Në një postim në rrjetet sociale, Çela tha se: “Ky memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Bordit të Turizmit të Austrisë është një mundësi e madhe për të zhvilluar më tej turizmin në Shqipëri dhe për të sjellë më shumë vizitorë austriakë.”
“Austria konsiderohet si pionere në turizmin e qëndrueshëm, ndaj dhe bashkëpunimi me Oesterreich Werbung na ofron mundësi të vlefshme për të zhvilluar më tej Shqipërinë si një destinacion tërheqës dhe për të rritur përvojën e udhëtimit për vizitorët austriakë,” theksoi Çela, transmeton albinfo.ch.
Në takim Astrid Steharnig-Staudinger u shpreh se “Austria ka një përvojë prej dekadash në turizëm, veçanërisht në ndërkombëtarizimin dhe rrjetëzimin e tregut global. Ne duam ta përdorim këtë ekspertizë për të mbështetur Shqipërinë në zhvillimin e saj dinamik si një destinacion turistik”.
Gjatë vitit 2024, Shqipëria u vizitua nga mbi 71 mijë vizitorë austriakë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor









