Kosova
Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së
"Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë”, u shpreh Krasniqi
Sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në konventën e dhjetë të kësaj partie u zgodh Memli Krasniqi. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ndërkaq 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi.
Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është falënderues për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta marrë si i pari i partisë.
Gjatë prezantimit të platformës politike, ai tha se si parti sot janë në opozitë.
“Kanë qenë edhe gabimet tona që i kanë kontribuuar kësaj situate… Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra, e të mendojmë nga e ardhmja. Ne sot jemi opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate. Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë”, u shpreh Krasniqi.
Ndryshe, tash e disa muaj, PDK po përballej me mungesën e dy ish-udhëheqësve të saj dhe të UÇK-së, Kadri Veselit e Hashim Thaçit, të cilët shënuan një dekadë fitoresh për PDK-në, që nga viti 2007.
Por, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, PDK doli e dyta me 17 %. Ky nuk ishte aspak rezultat i mirë për një parti që për 10 vjet kishte qenë e para me rreth 30%.
Krasniqi rrugëton tash e 17 vjet me PDK-në. Në karrierën e tij politike ka mbajtur pozita si në parti, ashtu edhe në institucionet shtetërore.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës