Kosova
Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri do të funksionojë
“E kisha llogaritur se do të kishte disa probleme, por protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për emigracionin do të funksionojë”. Kështu u shpreh kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në 80-vjetorin e themelimit të gazetës konservatore të Romës “Il Tempo”, përcjell albinfo.ch.
Duke iu referuar qendrave për emigrantët që vendi i saj ka ngritur në veri të Shqipërisë, Meloni theksoi se nuk do të lejojë që ky model të çmontohet, sepse disa politikanë nuk janë dakord me të.
“Nuk do të lejoj që modeli që kemi krijuar, me respekt të plotë të ligjit italian dhe atij europian, të çmontohet, sepse disa politikanë nuk janë dakord me të dhe me mënyrën se si duhet të menaxhojmë emigracionin. Jam e vendosur të ec përpara”, tha Meloni.
Sipas saj, “vendimi që ktheu emigrantët nga Shqipëria është i paarsyeshëm dhe i diktuar nga një vizion shumë i ndryshëm nga ai i qeverisë”.
“Gjyqtarët i referohen një vendimi të Gjykatës Evropiane, por mosnjohja e atyre emigrantëve të parregullt filloi shumë më herët. Një nga gjyqtarët kishte deklaruar publikisht kundërshtimin e tij ndaj protokollit Itali – Shqipëri. Nëse ata emigrantë do të kishin qëndruar në Lampedusa apo do të ishin dërguar në ndonjë qendër në Itali, do të kishte të njëjtin rezultat. Protokolli Itali – Shqipëri mund të ndryshojë objektivisht menaxhimin e flukseve”, vijoi kryeministrja italiane.
E pyetur nëse ndërtimi i kampeve në Shqipëri ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, Meloni iu përgjigj shkurt: “Për ata që donin superbonus-in, jo”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?