Shqiperia
Meloni: Shpresoj që marrëveshja për emigrantët të jetë shembull për BE-në
Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për ndihmën që i kanë dhënë vendit të saj në lidhje me zgjidhjen e situatës me emigrantët, duke nënshkruar marrëveshjen që çoi në krijimin e kampit në Gjadër dhe pikës së pritjes në Shëngjin, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se shpreson që kjo marrëveshje të jetë shembull edhe për vendet e tjera të BE-së.
Meloni foli edhe në lidhje me sulmet që janë ndërmarrë ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij nga mediat italiane, veprime që u ndërmorën pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“E lumtur që jam këtu dhe kam rastin të takoj kryeministrin Rama që pati mundësinë të verifikonte situatën ku ndodhen punimet.
“Unë erdha verën e kaluar dhe pata rastin të diskutoj për këtë marrëveshje, morëm parasysh disa kritere dhe kushte, duhet edhe ndihma e vendeve të tjera të BE-së, por edhe vende jashtë BE. Nuk na mbetet gjë veçse ta forcojmë këtë bashkëpunim. Kjo marrëveshje bazohet në tre objektiva, në luftën ndaj qenieve njerëzore. Zona e Shëngjinit dhe Gjadrit, Italia po kryen punimet për dy qendrat. Është një marrëveshje inovative, kur e kemi nënshkruar, dëshiroja të shndërrohej si model për vendet e tjera. Pjesa më e madhe e vendeve i drejtuan apel KE që këto vendet e BE-së të ndjekin shembullin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ne ndodhemi këtu për për të lansuar punimet e kësaj strukture që do të presë emigrantët dhe ju e dini shumë mirë numrin e madh të klandestinëve që kanë mbërritur në brigjet e Italisë. Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane, në Shqipëri nuk do të vijnë ato emigrantë, gratë shtatzëna dhe persona në moshë të caktuar. Do kryhen të gjitha procedurat e nevojshme, do të trajtohen kërkesat për Azil, do të kemi përshpejtim të procedurave, kur emigrantët vijnë nga zonat e sigurta. Do të zgjerojmë numrin prejardhjen e emigrantëve që vijnë në Shqipëri”, u shpreh Meloni.
“Rendi publik brenda perimetrit të qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane. Të dy qendrat do të jenë operative që nga 1 gushti.
Të gjitha ata që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me datën e ngritjen e këtyre qendrave, sikur do të ndërtonim një qendër si Guantanamo.
Këtu gjërat do të funksionojnë dhe duhet të funksionojnë.
Marrëveshja mund të diskutohet edhe nga vende të tjera, mund të jetë edhe pjesë e zgjidhjes së BE-së, e kuptojmë ne dhe mbështetësit e emigracionit të paligjshëm”, u shpreh kryeministrja Meloni.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës