Shkurt.ch

Mëlmesa “oregano”, bar kundër kancerit të prostatës!

Substanca e quajtur Carvacrol që e përmban rigoni, ka shkatërruar të gjitha qelizat e kancerit në prostatë brenda 4 ditëve

Shkencëtarët nga universiteti në Long Island të drejtuar nga profesoresha dr. Suprya Bavadekar, kanë konstatuar se në brendinë mëlmesës oregano (rigon) ka materie që luftojnë qelizat e kancerit të prostatës. Ky lloj kanceri është shkaktari numër dy i vdekjeve nga kanceri të meshkujve në SHBA.

Në një eksperiment të bërë në laborator është konstatuar se substanca e quajtur Carvacrol që e përmban rigoni, ka shkatërruar të gjitha qelizat e kancerit në prostatë brenda 4 ditëve.

Dihet prej kohësh se rigoni është barishte e shëndetshme. Atij i përshkruhen cilësi antibakteriale dhe zbutëse të ndezjes. Por me zbulimin se ai ndikon pozitivisht në luftimin e kancerit kjo mëlmesë do të bëhet një alternativë shumë e mirë e mjekimit konvencional dhe pa pasoja anësore.

Megjithatë, për t`i pasur rezultatet përfundimtare nga testimet me njerëz, duhet pritur edhe një kohë. E pastaj, mund të hamë pa vesvese pica me shuuuumë oregano!