Gruaja
Melisa Sakiri: Ja pse dua të stolisem me kurorën e “Miss Bern”
Në intervistën për “albinfo.ch”, Melisa tregon për jetën e saj profesionale, për garën në “Miss Bern” si dhe për jetën e saj personale
Melisa Sakiri është në mesin e 16 vajzave që ëndërrojnë ta fitojnë titullin “Miss Bern 2018” në spektaklin që do të mbahet më 2 qershor në Bernë të Zvicrës. 20 vjeçarja me prejardhje nga Podujeva është e përgatitur për ta fituar këtë kurorë. Ajo është studente e shkollës së lartë për infermieri dhe flet pesë gjuhë të huaja. Në intervistën për “albinfo.ch”, Melisa tregon për jetën e saj profesionale, për garën në “Miss Bern” si dhe për jetën e saj personale.
Me pak fjalë, na e përshkruani veten tuaj
Jam një vajzë e sinqertë, e përpiktë dhe me plot humor. Përpos studimeve, gjithmonë interesohem për të mësuar gjuhët, kulturat e vendeve të huaja. Sot, i flas dhe shkruaj pesë gjuhë të huaja, e me më shumë dëshirë edhe gjuhën e nënës sime, gjuhën shqipe.
Cilat janë karakteristikat tuaja më të forta dhe cilat më të dobëta?
Kam shumë durim dhe mirëkuptim për gjëra të shumta në jetën time të përditshme. Jam shumë këmbëngulëse në realizimin e dëshirave të mia.
Jeni kandidate për “Miss Bern 2018”. Si vendosët për të marrë pjesë, kush ju propozoi?
Një organizatore e “Miss Bern”-it më ka ftuar të kandidoj. Në fillim nuk kam qenë dakord sepse nuk kisha kohë, ngase me duhej t’i përgatitja provimet e semestrit. Pasi i përfundova provimet, ajo më thërret në telefon dhe më pyet, a dua të marr pjesë vetëm në një set fotografish. Pranova. Pas setit të fotografive jam zgjedhur finaliste. Kjo është hera e parë që marr pjesë në një organizim të spektakleve të bukurisë.
Çka mendoni se ju veçon nga vajzat tjera dhe pse duhet të jeni ju fituese?
Mendoj se shkëlqimi dhe pjekuria ime më veçojnë nga vajza tjera. Berna është qytet me shume kultura të ndryshme dhe unë me mentalitetin tim të hapur për shumë kultura, besoj se do ta fitoj këtë titull.
Si do ta festonit, në rast se do të shpalleshit fituese e “Miss Bern”?
Do të doja ta festoja me familjen dhe me shoqërinë time te ngushte me një “apero” në shtëpinë time. Fituesja e këtij konkursi do të ketë të drejtën të ngas një veturë “Suzuki” përgjatë gjithë vitit.
Cila është femra, karrierën e së cilës ju e keni si model?
Këngëtarja, Beyonce.
Dini të këndoni edhe ju?
Po, gjatë kohës së lirë edhe këndoj, vetëm për dëshirën time.
Gjatë gjithë kohës së lirë, vetëm me muzikë merreni?
Kohën e lirë e kaloj në fitness, duke dëgjuar muzikë dhe ndjek një kurs vallëzimi “Salsa kubana”.
Cili është personazhi më me influencë në jetën tuaj? Përjashtojmë këtu prindërit e tuaj…
Vajza e tezes sime, Laureta Sinani. Edhe pse është lindur në Kosovë dhe ka shkuar në moshën 7 vjeçare në Austri, sot ka arritur të behët profesoreshë dhe e ka një familje të mrekullueshme. Laureta është një shembull i mirë i jetës sime.
Për çfarë do të kishit dëshirë të mbaheni në mend për jetën tuaj?
Për mbrojtjen e kafshëve. E kam zemrën shumë të madhe për kafshët.
Folëm për profesionin tuaj, konkurset e bukurisë… Por nuk na thatë asgjë për jetën tuaj personale. Si duket ajo?
Jetoj së bashku me nënën dhe vëllain tim. Ndërkaq për atë që ju po pretendoni të dini, ju them se nuk jam e dashuruar.
Cilat janë gjërat e para që ju pëlqejnë tek një mashkull dhe cilat jo?
Më pëlqen humori, çiltërsia dhe përpikshmëria. Nuk më pëlqen kur një mashkull nuk tregon respekt ndaj femrës apo bashkëshortes së tij. Po ashtu tek një mashkull më bën përshtypje edhe higjiena e tij.
Si duket lidhja juaj me Kosovën, a e vizitoni shpesh dhe çka ju pëlqen e çka jo?
Kosovën natyrisht që e vizitoj, të paktën dy herë në vit. Pothuajse e tërë familja e nënës sime jeton në Kosovë. Ne i kemi marrëdhëniet familjare të shkëlqyeshme. Më pëlqen tradita familjare, mikpritja, zemërgjerësia dhe bujaria. Nuk më pëlqen kur të tjerët ndërhyjnë në jetën e tjetrit dhe paragjykimet e panevojshme.
Si e mendoni veten pas 10 vitesh dhe në çfarë profesioni?
Pas 10-të vitesh, e shoh veten si një femër që ka shëtitur vende të ndryshme të botës. Po ashtu e shoh veten si grua të një burri familjar dhe dëshiroj të jem nënë e dy fëmijëve.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMelisa Sakiri
- Prejardhja:Bern/CH
- Vendi ku vepron:Bern/CH
- Profesioni:Modele
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?