Kuriozitete

Meksika me parkun detar për mbrojtjen e gjallesave

Shpresohet që me anë të këtij veprimi speciet në zhdukje apo gjallesat më të prekura nga peshkimi të mund të shtohen

Archripelago Revillagigedo është një grup ishujsh vullkanikë jashtë brigjeve jug-perëndimore të Meksikës me një zonë mbrojtje prej 150,000 km2. Kjo është bërë rezerva më e madhe e oqeanit në Amerikën e Veriut të cilën ekzekutivi meksikan e ka krijuar për të shërbyer si shtëpi e qindra specieve, duke përfshirë balenat, breshkat e detit etj.

Parku kombëtar detar do të ndalojë peshkimin dhe zona do të patrullohet nga marina. Shpresohet që me anë të këtij veprimi speciet në zhdukje apo gjallesat më të prekura nga peshkimi të mund të shtohen si dhe do të ndalohet nxjerrja e burimeve natyrore nga toka apo ndërtimi i hoteleve të reja afër.

Vitin e kaluar ky vend në Oqeanin Paqësor u shpall si një zonë e trashëgimisë botërore e UNESCO-s.