Kosova
Mehmeti: Loja e UNMIK-ut me të zhdukurit
"Kur kjo çështje ishte kompetencë dhe përgjegjësi e tyre, ky mision nuk është interesuar fare për fatin e mijëra të pagjeturve"
Kryetari i Shoqatës për të Zhdukur “Përkorë” në Podujevë, Latif Mehmeti ka akuzuar misionin e OKB-së në Kosovë UNMIK-un duke thënë se nuk ka më asnjë kompetencë ekzekutive për çështjen e të zhdukurve.
Ai thotë se kur kjo çështje ishte kompetencë dhe përgjegjësi e tyre, ky mision nuk është interesuar fare për fatin e mijëra të pagjeturve. Sipas tij, që nga përfundimi i luftës, në vitin 1999, deri në vitin 2007 Kosova është administruar tërësisht UNMIK-u.
“Me vetë faktin se ishte autoriteti kryesor administrativ, UNMIK-u kishte përgjegjësi edhe për çështjen e personave të zhdukur gjatë periudhës 1998-1999. Këtë kompetencë UNMIK-u e kishte deri pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kur në Kosovë vjen Misioni për Sundimin e Ligjit – EULEX, i cili mori shumë kompetenca për administrimin e Kosovës në aspektin e sigurisë dhe sundimit të ligjit, ndër to edhe çështjen e të Zhdukurve, kompetencë që e mban edhe sot.
Mirëpo, me shpalljen e pavarësisë dhe me ardhjen e EULEX-it nuk u shua misioni i UNMIK-ut, i cili pa asnjë kompetencë vazhdon të qëndrojë në Republikën e Kosovës. Dhe shih ironinë, tash kur ky mision nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive, ka filluar të interesohet për çështjen e të zhdukurve. Ndërsa, kur kjo çështje ishte kompetencë dhe përgjegjësi ekzekutive e tij, nuk është interesuar fare për fatin e mijëra të pagjeturve.
Prandaj nuk duhet të jesh shumë i mençur për ta kuptuar lojën e UNMIK-ut, sidomos kur të kihet parasysh se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja e Kosovës në SHBA, zonja Vkora Çitaku kërkoi largimin e UNMIK-ut nga Kosova”, ka shkruar Mehmeti.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










