Kosova
Megan Latifaj, kampione e shumëfishtë e tenisit, në Gjermani
Tenisi është një sport shumë I dashur për tu shikuar, por edhe shumë i vështirë për për t’u luajtur. Albinfo.ch kësaj radhe jus jell një profil suksesi shqiptarë, pikërisht në fushën e tenisit.
Megan Latifaj, 12-vjeçarja shqiptare, e cila tashmë është shpallur kampione e shumëfishtë në disa turne të Gjermanisë, së fundmi “rrëmbeu” çmimin e parë si kampione në landin Nordrhein Westfalen (Westfälische Jugendmeisterschaften U12) në Gjermani.
Përveç këtij çmimi, ajo në fakt para pak ditësh u rendit e para edhe në “NRW Championships 2022, U12”.
Tenisi për Megan Latifaj filloi me shumë dashuri, punë dhe përkrahje familjare.
Ajo është lindur në Wuppertal, Gjermani, dhe aktualisht banon në qytetin Bochum (Nordrheinwestfalen), bashkë me prindërit dhe motrën e saj të vogël, Mia Bell Latifaj.
Edhe pse është vetëm 12 vjeçe, Megan filloi të ushtronte sportin e tenisit që nga viti 2007 dhe sot, pa dyshim kemi një sportiste shqiptare, e cila është bërë emër suksesi në Gjermani.
“Dëshira për të luajtur tenis ishte e imja, po njëkohësisht edhe e babait tim, i cili ka luajtur futboll deri në moshën 18-vjeçare me ekipe si Dinamo dhe Partizani në Shqipëri. Babai në fakt e kishte vërejtur dëshirën time të madhe në sport. Fillimisht fillova për futboll, por nuk me flinte aq në zemër, pastaj pyeta prindërit se a mund të provoj të stërvitem dhe të luaj tenis, sepse e pëlqeja shumë si sport. Prindërit më përkrahën dhe unë vazhdova rrugëtimin tim për tenis”, tregon Megan për revistën Albinfo.ch.
Dëshira e Meganit ishte perfekte, sepse që në momentin e parë ajo po shfaqte talent dhe çdoherë e më shumë po përmirësohej drejt profesionalizmit.
Vlen të theksohet se në moshën 8-9 vjeçare, Megan me talentin e saj ra në sy te shumë trajnerë të talenteve të moshave të vogla të Federatës së Tenisit në Gjermani, ku ajo po stërvitej.
Aty u vendos që Megan të stërvitet tutje në Qendrën e Tenisit – Kamen. DTB” (Deutsche TennisBund Stützpunkte für Talente), qendër që përfaqëson denjësisht Gjermaninë.
MEGAN, FITUESE E ÇMIMEVE TË PARA NË MBI 20 TURNE TENISI
Megan ka fituar shumë trofe dhe kupa në gjithë Gjermaninë, është shpallur kampione e qytetit të Bochumit dhe se fundmi u shpall kampione, duke fituar vendin e parë në Landin Nordrhein Westfalen dhe vendin e parë në NRW Championships 2022, U12”.
Ajo ka marrë pjesë në shumë turne për sportin e tenisit dhe ka dalë fituese duke u dekoruar me çmimet e para në mbi 20 turne.
Trajnerët e saj thonë për Meganin se krahas talentit që i ka dhuruar natyra, ajo punon shumë për këtë sport, është e vullnetshme, shumë e disiplinuar dhe ka një energji të mirë për sportin e saj të zemrës.
Në fakt, të gjitha këto e kanë formuar dhe sjellë në atë formë sportive që ajo sot në këtë moshë të jetë kampione e NRW dhe e nominuar në “Deutsche Tennis Bund”, ku përfaqëson landin e saj
Megan ka nevojë për ju!
“Të gjithë për Megan dhe Megan për të gjithë ne” është motja si iniciativë e ndërmarur nga aktori me famë botërore, Kasem Hoxha, i cili përveç se ka investuar personalisht, ai bënë thirrje edhe nga të tjerët, se Megan ka nevojë për më shumë përkrahje edhe financiare për të na bërë krenarë edhe më shumë.
Duke qenë se Megan po tregon suksese të mëdha, edhe kostoja e shpenzimeve është e madhe. Asaj jo vetëm që i duhet më shumë stërvitje private, por i duhen edhe pagesa të udhëtojë nëpër turne të ndryshëm për të marrur pjesë, qëndrimi në hotel me ditë të tëra. Të gjitha këto kanë kosto, që vetëm familja e saj me të ardhura shumë solide i ka mbuluar dhe tani nuk po e përballojnë dot më, të paguajnë udhëtimet, qëndrimin në hotel dhe stërvitjet e saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve